Gjimnasti francez Gael Da Silva ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident automobilistik në moshën 41-vjeçare. Da Silva, i njohur me nofkën “Gaou” humbi jetën të martën në mëngjes. Ai fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të vitit 2012 për Francën. Da Silva la pas bashkëshorten Camille dhe tre fëmijët e tyre; Hugo, 12 vjeç, Jules 9 vjeç dhe Lou 6 vjeç.

Gael Da Silva lindi në Vaulx-en-Velin në vitin 1984 dhe u ngjit në podiumin evropian në vitin 2012, kur fitoi medaljen e bronztë në ushtrimin e dyshemesë gjatë Kampionatit Evropian të zhvilluar në Montpellier.

Sportisti mori pjesë gjithashtu në Olimpiadën Verore 2012, ku skuadra franceze u rendit e teta. Individualisht, Da Silva përfundoi i dhjeti në kualifikimet e ushtrimit të dyshemesë, duke humbur për pak finalen.

Ai përfaqësoi Francën edhe në Kampionatin Botëror të vitit 2010 në Rotterdam, ku ndihmoi ekipin francez të arrinte vendin e pestë.

Vdekja e tij tronditëse erdhi vetëm pak ditë pasi ishte parë në Kampionatin Francez të Ekipeve në Amiens, raportoi L'Équipe. Djali i tij 9-vjeçar, Jules, ka trashëguar pasionin e tij për gjimnastikën.

Da Silva pësoi një aksident të rëndë edhe në vitin 2004, kur u përfshi në një aksident me motor. Pasi u godit nga një makinë, ai mbijetoi mrekullisht.

“Fati im i parë ishte që më përplasi një zjarrfikës, i cili arriti të më ndalonte humbjen e gjithë gjakut,” kishte treguar ai në atë kohë.