Historike/ Gjimnasti me origjinë ruse shpall Shqipërinë kampione Europe, historia e tij me vendin e shqiponjave dhe lidhja me një nga trajnerët më të mirë në vend

TIRANË- Shqipëria ka arritur të fitojë një medalje të artë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës, falë atletit rus i pajisur me pasaportë shqiptare, Matvei Petrov. Në garën e zhvilluar në Mersin të Turqisë, Petrov fitoi më shumë pikë se të gjithë në kategorinë "kalë me doreza", duke i dhuruar Shqipërisë kështu për herë të parë rezultat historik. 

Pas Petrov, qëndron një tjetër shqiptar. Ai është stërvitur shqiptari Alon Hasa, i cili është president i klubit Sk Hradcani në Pragë si edhe zotëron një nga palestrat më të mira për gjimnastikë. Në përfundim të garës, Petrov ka shpjeguar edhe lidhjen e tij me Shqipërinë.

“Kur nuk u kualifikova për Lojërat Olimpike 2016, unë e përfundova karrierën time si gjimnast dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner. Unë nuk kam menduar për të ndjekur një karrierë si gjimnaste. Por ndërsa punoja si trajner, gjeta pak kohë të lirë, kështu që fillova përsëri stërvitjen dhe kuptova se isha akoma në gjendje të mirë. Dhe unë isha me fat sepse drejtori i palestrës ku unë punoja, Alon Hasa ishte shqiptar. Kështu filloi historia ime me Shqipërinë ", tha Matvei Petrov.

Tabela e renditjes dhe video nga gara

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alboz: 15/12/2020 05:35

    I riu rus qe perfaqeson shqiperine na fali nje medalje te arte. le te marin shembull te rinjte shqiptare qe dergjen gjith diten kafeneve, dhe naten bejne ''revolucion'' ne emer te gjakpirsave.

    Përgjigju
  • Anastas: 15/12/2020 00:22

    Jo, nuk duhet te vazhdojne, se ne kete menyre sic jane bere deri tani, me shume e kane demtuar demokracine dhe shtetin e se drejtes ne vendin tone. Nuk demostrohet duke thyer, duke djegur e duke goditur policine, e aq me teper ne kushtet kur eshte dhene doreheqia nga ministri i brendshem.

    Përgjigju
  • Andi: 14/12/2020 17:48

    Këshillë: në të gjitha videot që përdorin player te faqes (jo video të nxjerra në youtube) keni shumë probleme me buffering. Ose rrisni kapacitetin e serverit tuaj, ose rikthehuni me video të ngarkuara në Youtube, se në këtë mënyrë humb interesi i shikimit të videos, çdo dy sekonda buffering (dhe nuk ka të bëjë linja jonë)

    Përgjigju
  • Kalsiandër: 14/12/2020 13:59

    Suksese në karrierën tuaj sportive dhe Faleminderit që përfaqson Shqipërin.

    Përgjigju
  • kosh: 14/12/2020 12:31

    bravo nje shembull qe tregon shume .

    Përgjigju
  • LORA: 13/12/2020 23:09

    Sa bukur.

    Përgjigju
  • Arbër: 13/12/2020 22:22

    Bravo...!!!

    Përgjigju
  • Spasiba balshoi: 13/12/2020 21:46

    Ty të lumtë,je Shembullor!.. faleminderit!

    Përgjigju
    • Emigranti: 14/12/2020 02:48

      FALEMINDERIT.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm