Me origjinë ruse por shpalli Shqipërinë kampion Europe në gjimnastikë, Meta uron atletin: Fitore e merituar, ngjarje historike (VIDEO)

Me origjinë ruse por shpalli Shqipërinë kampion Europe në gjimnastikë, Meta uron atletin: Fitore e merituar, ngjarje historike (VIDEO)

Gjimnasti Matvei Petrov

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka uruar atletin me origjinë ruse, Matvei Petrov i cili nën flamurin kuqezi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Meta thkeson se ky është një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta.

"Urime të përzemërta atletit tonë, Matvei Petrov, për shpalljen e Shqipërisë, për herë të parë, Kampione Europe në Gjimnastikë! Një sukses i merituar dhe një ngjarje e madhe historike për sportin shqiptar, që meriton vlerësimet më të larta! Le të shërbejë ky rekord, për ringritjen e gjimnastikës tonë, që ka patur një traditë të shkëlqyer. Urime trajnerit Alon Hasa dhe gjithë atletëve të gjimnastikës për këtë arritje të çmuar, që na bën krenar të gjithëve" - shkruan Meta.

Në garën e zhvilluar në Mersin të Turqisë, Petrov fitoi më shumë pikë se të gjithë në kategorinë "kalë me doreza", duke i dhuruar Shqipërisë kështu për herë të parë rezultat historik. Pas Petrov, qëndron një tjetër shqiptar. Ai është stërvitur shqiptari Alon Hasa, i cili është president i klubit Sk Hradcani në Pragë si edhe zotëron një nga palestrat më të mira për gjimnastikë.

E.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spasiba: 16/12/2020 16:24

    Ky e meriton , bashkë me Trajnerin nga një Dekoratë Mirënjohjeje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë