Sakrificat e një kampioneje të vogël në gjimnastikë, 13-vjeçarja për Report Tv: 3 vite udhëtova me furgon nga Burreli për t’u stërvitur, ëndrra është të iki jashtë vendit

Në 2015 ishte vetëm 6 vjeç kur krahas shkollës vendosi të niste edhe gjimnastikën. Vajza e vogël nga Burreli Orkida Gjoka tani po bën 7 vite që e ushtron këtë sport, ndërkohë që është edhe kampionia e Shqipërisë për të reja.

“Mosha ime është 13 vjeç. Faktikisht mua më adresuan në gjimnastikë sepse që e vogël fillova të qaja ‘përse s’më dërgoni përse s’më dërgoni’,”-u shpreh Orkida Gjoka, gjimnaste.

Sot ajo jeton në Tiranë dhe e ka më të lehtë për të ndjekur stërvitjen, por për Report TV tregon se vetëm pasioni e ka ndihmuar të kapërcejë vështirësitë e mëdha që kishte gjatë kohës që jetonte në Burrel.

“3 vjet, 3 herë në javë e kam bërë nga Burreli vajtje-ardhje. Të bësh stërvitje, të kthehesh prap ka patur shumë lodhje rruge dhe ka ndikuar në stërvitje. Faktikisht unë vija me prindërit, jo vetëm, por kam patur kusht që për të vazhduar gjimnastikën të jem mirë me mësime,”-tha Orkida Gjoka, gjimnaste.

Orkida për shkak të gjendjes ku ndodhet përgjithësisht sporti shqiptar dhe konkretisht gjimnastika shpreson që shumë shpejt të ikë nga vendi dhe të vijojë stërvitjen diku tjetër.

“Pretendoj që mos ta vazhdoj këtu, por diku jashtë. Kaq për momentin se pastaj s’e di çfarë del,"-u shpreh Orkida Gjoka, gjimnaste.

13-vjeçarja aktualisht stërvitet nga trajneri i kombëtares Vladimir Limaj, i cili për 50 vite kontribun për nxjerrjen e elementëve të rinj në gjimnastikë.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet