KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Kosvën ku kanë humbur jetën 4 persona.
Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi në rrugën Ferizaj – Shtime, saktësisht në vendin e quajtur Porodime, u mori jetën katër të rinjve Arlind Isufaj, 21 vjeç, Mergim Behluli, 23 vjeç, Armend Muhadini, 39-vjeç dhe Arsim Isuf, ndërsa mbetën të lënduar rëndë një çift burrë e grua, raporton Gazeta Sinjali.
Tri nga viktimat nuk arritën që të përballojnë plagët e marra dhe si pasojë kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre personat tjerë u dërguan me urgjencë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj. Atje ndërroi jetë edhe viktima e katërt, kurse çifti që mbijetuan u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur vetura BMW me të cilën po udhëtonin katër viktimat, për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi timon dhe ka goditur dy mjetet e tjera të cilat ishin në duke lëvizur në korsi të kundërt.