Shqiptarët përfshihen në një aksident tragjik në Itali, humbin jetën nënë e bir, plagosen 4 të tjerë

Shqiptarët përfshihen në një aksident tragjik në Itali, humbin jetën nënë e bir, plagosen 4 të tjerë

Foto nga aksidenti

ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku dy shqiptarë, nënë e bir kanë humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur në mbikalimin Roverino në Ventimiglia, ku përfshinë tre automjete, ndërsa mbetën të plagosur katër persona. Nënë e bir, 74 dhe 48 vjeç, nuk i mbijetuan dot plagëve të marra.

Me veturën Opel Astra me të cilën po udhëtonin viktimat u përplas një tjetër 28-vjeçar shqiptar i cili drejtonte automjetin dhe motra e tij. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa motra e tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. 28-vjeçari ka vetëm lëndime të lehta.

Si pasojë e aksidentit, u plagos edhe një 46-vjeçar maroken, i cili drejtonte një Mercedes “4 Matic”, si dhe një 19-vjeçar i cili po udhëtonte me skuter. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe më të cilën ka qenë duke udhëtuar mjeti ‘Opel’, ku humbën jetën nënë e bir shqiptarë. 48-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse  më pas me Mercedes Benzin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore