Aksident tragjik në Itali/ Makina lëviz 5 kilometra kundravajtje në autostradën Milano-Genova! 2 viktima, njëra shqiptare

Aksident tragjik në Itali/ Makina lëviz 5 kilometra kundravajtje në autostradën Milano-Genova! 2 viktima, njëra shqiptare

Foto nga aksidenti

ITALI - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy shoferëve ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në autostradën A7 Milano-Genova.

Një automjet tip Volvo i bardhë që drejtohej nga Giuseppe Maria Garavaglia po ecte në drejtimin e kundërt dhe u përplas me një makinë tip BMW që drejtohej nga Matilda Hidri, e cila po udhëtonte drejt Genovas. Shoferët e dy automjeteve ndërruan jetë  pasi makinat u përplasën 'kokë më kokë' dhe u shkatërruan tërësisht. 

Në aksident u përfshi dhe një makinë e tretë, me të cilën po udhëtonte një familje. Në spital përfunduan babai, kushëriri dhe djali 4 vjeçar. Dyshohet se aksidentin tragjik e shkaktoi Garavaglia ka hyrë në kabinën e pagesës dhe ka marrë korsinë e gabuar. Pasi eci 5 kilometra me shpejtësi të madhe, ndodhi ngjarja tragjike, shkruajnë mediat italiane.

Autostrada mes Gropello Cairoli dhe Casei Gerola mbeti i mbyllur për trafikun për shumë orë, me një dalje të detyrueshme në Gropello Cairoli (Pavia) për ata që vinin nga Milano dhe kishin desitancion Genovan. Këto janë detajet e para nga aksidenti ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Foto nga aksidenti në Itali

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Dëshmitari i aksidentit tragjik në Itali: Më dridhen këmbët, mund të isha edhe unë viktimë

1656273907_210812974888a90c9dd10493ebc8e5c15d5f6ca64.jpg

Dëshmitari i aksidentit tragjik në Itali, në autostradën Milano-Genova tha se u frikësua shumë. Tre makina u përfshinë në aksident pasi njëra prej tyre po lëvizte në drejtimin e kundërt dhe dy persona humbën jetën ndërsa tre të tjerë u plagosën. 

"Pashë një makinë duke ecur me shpejtësi në drejtimin e gabuar në autostradë. Ajo po udhëtonte me shpejtësi të madhe në drejtim të kundërt në korsinë që zakonisht përdoret për parakalim. Më duhej të shikoja dy herë në pasqyrën e pasme për të bindur veten se po shihja diçka të vërtetë. Pas pak minutash ndodhi e pashmangshmja. Këmbët ende më dridhen. Unë mund të isha në mesin e viktimave”, thotë një dëshmitar në rrjetet sociale.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 27/06/2022 00:56

    KAFSHE E QELBUR ITALIAN,,,shikoni sa shpejt ka qene saqe ka hipur makina mbi ndarese....

    Përgjigju
    • Andi: 27/06/2022 08:20

      Nuk ka pasur nevojë të eci shpejt . Edhe sikur me 90km/h të dyja makinat, përplasja është si të jesh më 180km/h e ti biesh murit

  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi shkrimtatin Salman Rushdie akuzohet për tentativë për vrasje

Personi që sulmoi shkrimtatin Salman Rushdie akuzohet për tentativë për vrasje