Një 39-vjeçar shqiptar ka mbetur viktimë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Mercatale Valdarno të Italisë. Në aksident janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur kokë më kokë duke bërë që shqiptari të ndërronte jetë në vend.
Ndërsa ka mbetur e plagosur lehtë një grua 49 vjeçare e cila është dërguar në spital dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari po drejtonte makinën tip ‘Lancia Y’ e cila u përplas ‘kokë më kokë’ me makinën tip ‘Peugeot’ e cila drejtohej nga gruaja 49 vjeçare.