ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brescia të Italisë, ku për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 32-vjeçari shqiptar ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe me një Porche Cayenne, kur është përplasur me një furgon dhe më pas ka përfunduar në një kanal dhe në një pemë.
Viktima mësohet se është Ruben Wlodkowski, 32-vjeç me origjinë shqiptare i lindur në Peschiera, në provincën e Veronës. Bashkë me të udhëtonte edhe një grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, bëjnë me dije mediat italiane.
Gjashtë personat e tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, një djalë 16 vjeç, një djalë 28 vjeç, një vajzë 34 vjeç, dy gra 41 dhe 73 vjeç dhe një burrë 47 vjeç.
Oficerët e policisë rrugore rindërtuan dinamikën e aksidentit dhe nga hetimet e para duket se Porsche po udhëtonte në drejtim të Peschiera-s në via Verona, kur furgoni Volkswagen doli nga via Verdi. Drejtuesit e mjeteve nuk kanë pasur kohë të frenojnë dhe automjetet janë përplasur.
32-vjeçari që drejtonte Porsche humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në mënyrë katastrofike në një kanal që kalon përgjatë Via Verona. Goditja ka qenë e rëndë dhe pavarësisht mbërritjes së ndihmës së shpejtë në vendngjarje, nuk mund të bëhej asgjë për shqiptarin.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?
-
PO
60.3%
-
JO
32.4%
-
NUK E DI
7.3%
Vota total: 2160
Lajme të tjera
-
Itali/ Dy shqiptarë futen për të vjedhur në banesë, pronari italian plagos njërin prej tyre
29 Prill, 22:53
-
Kishte dalë për ecje, këmbësori përplaset për vdekje nga trajleri në Thumanë
29 Prill, 18:34
-
Videolajm/Rishfaqen neofashistët në Itali, nderojnë Musolinin
29 Prill, 16:51
-
Itali, i dënuar përjetë për vrasjen e dy personave, shqiptari ndërron jetë në spitalin e Parmës! Prej 8 vitesh në koma pasi u rrah brutalisht në burg
29 Prill, 13:02
-
Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres, arrestohet shqiptari në Itali
29 Prill, 09:31
-
Aksident me vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, 'Benz'-i në korsinë e gabuar përplaset me një mjet! Humb jetën pasagjeri 80-vjeçar
29 Prill, 07:53
-
Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve, ju shohin si rrezik
28 Prill, 19:00
-
VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Elba të Italisë, uji merr me vete automjetet
28 Prill, 14:57
-
VIDEO/ 5 kundër 1, banda rreh brutalisht të riun për ti marrë telefonin
28 Prill, 09:09
-
Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve
27 Prill, 16:31
-
Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë
27 Prill, 10:08
-
Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore
26 Prill, 20:02
E kam then Une dhe Turku. Shqipetarit jepi pushk dhe makin dhe mos u merr me te se vrasin veten
Përgjigju