Aksident tragjik në Kanada/ Makina përfundon në liqen, vdes 25-vjeçarja shqiptare! Familja kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

Aksident tragjik në Kanada/ Makina përfundon në liqen, vdes 25-vjeçarja shqiptare! Familja kërkon ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

Agnesa Shukulli

TORONTO- Një 25 vjeçare humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë automobilistik në Toronto të Kanadasë.

Aksidenti tragjik ndodhi më 20 janar 2025 kur makina ku Agnesa Shukulli udhëtonte me një djalë përfundoi në liqenin e Ontarios, pranë Lakeshore Boulevard East.

Kur mbërritën forcat zjarrfikëse, njëri u gjet në çatinë e makinës, ndësa tjetri ishte ende brenda makinës. Të dy personat u shpëtuan, tha policia, duke shtuar se si djali dhe vajza u dërguan në spital

Vajza nuk mundi të mbijetonte plagëve por ndërroi jetë në spital.

Në nëntor të 2021, Agnesa erdhi në Kanada për t’iu bashkuar motrës së saj, Anxhela. Një vajzë e re me ëndrra të mëdha për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të ndihmuar prindërit e saj në Shqipëri dhe për të krijuar një të ardhme plot shpresë që fatkeqësisht nuk përfundoi e tillë.

Familja e saj tani po përballet me dhimbjen e paimagjinueshme të humbjes së një prej njerëzve të tyre më të shtrenjtë. Përveç kësaj, ata po përballen me sfidën financiare të kthimit të trupit të vajzës së tyre në Shqipëri, në mënyrë që të prehet në paqe në atdheun e saj.

Familjarët kanë hapur një go fund për të mbledhur të ardhura për kthimin e trupit në Shqipëri.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve Çopja, kush është Arben Lamçja? U ekstradua nga Kosova në gusht, siguroi kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit

Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve Çopja, kush është Arben Lamçja? U ekstradua nga Kosova në gusht, siguroi kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit