Kuvend/ Rithemelimi vijon kaosin me zhurmues, Noka miell gardës e sekretarit, Basha rri e vështron! PS tërhiqet pa shpjegim për votimin e ligjit të basteve

TIRANË- Deputetët e Bardhit dhe Berishës vijuan edhe sot skenarin e kaosit në Kuvend.. Deputeti Flamur Noka mbuloi me miell gardistët dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit si 'hakmarrje' se nuk lanë të hynin 23 të përjashtuarit në seancë. 

Ata që hynë brenda vijuan skenarin e zhurmuesave dhe bilbilave. Deputeti Dash Sula hodhi euro e dollarë false drejt ministrave e deputetëve socialistë.

"Nuk ka parlament normal sot, derisa të plotësoni kushtet e opozitës! Harrojeni! tha deputeti i Berishës, Edi Paloka nga foltorja e Kuvendit ndërsa aksionin e vijoi duke djegur me çakmak rregulloren.

Skenat u ndoqën në heshtje edhe nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili u fut në sallë 40 minuta më herët. I ulur krah bashkëpunëtorit të ngushtë, Enkelejd Alibeaj dhe deputetëve të tij ishin në pritje të votimit të dy amendamenteve të propozuara prej tyre, atë sigurisë kombëtare dhe të rialokimit të 50 mln eurove ndihmë ushtarake për Kosovën.

Largimi i tij u shoqërua nga fishkëllima të deputetëve të ish grupit të tij por që tani janë pozicionuar krah Berishës, ndërsa Noka e quajti 'tradhëtar'  

Edhe dikur bashkëpunëtori i tij i ngushtë Gazment Bardhi e akuzoi se "po ndjek urdhrat e PS-së"

Në ngjashmëri me seancat e kaluara, socialistet kaluan me kartonat e veta pr/ligjet në rendin e ditës ndërsa rrëzuan dy amendamentet e Bashës, atë të sigurisë kombëtare dhe rialokimin e 50 mln euro ndihmë ushtarake pë Kosovën. PS kaloi vetëm me votat e saj ligjin e dekoratave të kthyer në kuvend nga presidenti Begaj edhe ligjin për strategjinë e sigurisë kombëtare pa amendamentet e propozuara nga Basha.

Projektligji më i rëndësishëm në seancën e sotme plenare në Kuvend, ai për rikthimin e basteve sportive në vend 5 vite pasi u mbyllën, u hoq nga rendi i ditës pa shpjegime me kërkesë të kreut të grupit socialist Bledi Çuçi.

E gjithë seanca zgjati vetëm 20 minuta. Flamur Noka mbylli aksionin duke goditur me vezë makinën e Taulant Ballës dhe Sekretarit të Përgjithshëm, të Parlamentit Genc Gjokutajt  në oborrin e Kuvendit. Ndërsa Bardhi tha se aksioni do vijojë pa caktuar një afat se deri kur do të përfundojë ky skenar apo nëse do të përshkallëzohet më tej.

"4 muaj që e quajmë rezistencë e do të vijojmë deri në momentin që kërkesat tona legjitime të zbatohem. Nuk duam favor por duam të zbatohet rregullorja e Kushtetuta” tha Bardhi.   

Deputetët e Bardhit dhe të Berishës e quajnë aksionin si formë e rezistencës së tyre për të miratuar kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe heqjen e Alibeajt dhe zëvendësimin me Oerd Bylykbashki si bashkëkryetar të komisionit të Reformës Zgjedhore. E megjithatë asnjë nga këto skenare nuk ka mundur të ndalë maxhorancën të votojë pikat e rendit të ditës të çdo seance. Madje ka bërë që PS t'i kalojë lehtë vetëm me ngritjen e kartonit. Pr/ ligjet janë kaluar pa debat dhe seancat prej 4 muajsh, qysh se ka nisur aksioni, janë tepër të shkurtra, disa minutëshe. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:51
Ministrja Spiropali: Pr/ligjet që miratuam në Kuvend në shoqërinë e një skene nga cirku opozitar

1707412732_4263182119467079068216441787621899344770616n.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përmes një postimi në rrjete sociale ka renditur të gjitha projektligjet e miratuara sot në Kuvend ku mbizotëroi sërish kaosi i krijuar nga deputetët e grupimeve Bardhi-Berisha. Më tej në reagim ministrja thotë se seanca e Kuvendit u zhvillua në shoqërinë e një skenë nga cirku opozitar.

Reagimi i plotë

Sot, në shoqërinë e një skene nga cirku opozitar miratuam në Kuvend:

-Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027;

-Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027;

-Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;

-Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen shoqërore;

-Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë,Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit

Evropian, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë 2021-2027;

-Projektligjin për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore për Shkëmbimin e Automatizuar të të Dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe të Dhënave të Regjistrimit të Automjeteve, të ratifikuar me ligjin nr.13/2019;

-Projektligjin për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë;

-Projektligjin për strategjinë e mbrojtjes së mjedisit detar të Republikës së Shqipërisë;

-Projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.162/2020, “Për Prokurimin Publik”;

-Dekretin nr.10, datë 13.1.2023 “Për kthimin e ligjit nr. 93/2022 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”;

Ora 10:55
Basha në Kuvend, Bardhi: Keqardhje, zbatuan urdhrin e PS që të paraqiten më herët

 

Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Bashës se është paraqitur në Kuvend herët, pasi ka zbatuar mesazhin e PS që të shkojnë që në orën 09:00.

“Grupi i PS kishte shpërndarë një mesazh që deputetët e mazhorancës duhet të paraqiten në seancë në orën 09:00. Ndjej keqardhje që disa deputetë me mandat opozitar i janë përgjigjur këtij urdhri të PS”, tha Bardhi.

Ora 10:51
Bardhi thirrje PS: Jepi fund masave që shtypin opozitën, përjashtimet me urdhër politik

 

Gazment Bardhi thotë se përjashtimet ndaj deputetëve të opozitës janë bërë me urdhër politik, ndërsa i bërë thirrje PS dhe Lindita Nikollës që të rishohin kërkesat e tyre për komisionet hetimore dhe masat e ndëshkimit.

“Pavarësisht se me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës nuk u lejuan në sallë, edhe pse nuk kanë kryer asnjë shkelje të rregullores si një tentativë për të formalizuar përjashtimin de facto të opozitës. Grupi i PD vijoi aksionin për t’i shpjeguar shqiptarëve që ky nuk është kuvend normal, sa kohë opozitës i mohohen të drejtat nuk mund të ketë një falsitet në Kuvend sa kohë shkelet rregullorja dhe Kushtetuese. Apeloj mazhorancën, Nikollën që të rishohë pozicionin e saj së pari sa i përket kërkesave të opozitës dhe të heqë dorën nga masat që tentojnë të shtypin opozitën, përmes përjashtimit të deputetëve”, tha Bardhi.

Ai nuk përjashton as grevën e urisë, apo ngujimin.

Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit opsionet e mundshme të aksionit. Secili ka shprehu gatishmërinë për të shkuar në kat përshkallëzimi përfshirë ngujimin apo grevën e urisë.

Ora 10:47
FOTO/ Flamur Noka s'mbahet! Pas miellit godet me vezë makinën e Ballës dhe Gjonçajt! Bashën e quan 'tradhëtar'

Pas hipjeve mbi kangjella apo nëpër dritare për të hyrë në kryesinë e Kuvendit deputeti Flamur Noka, krahu i djathtë i Sali Berishës do të mbahet mend edhe se mbuloi me miell gardistët dhe sekretarin e Përgjithshëm Genc Gjonçaj teksa ky i fundit qëndronte në oborrin e Parlamentit.

Shkaku? Nuk e lejuan sot të hyjë në seancë pasi ishte mes 23 deputetëve të përjashtuar nga sekretariati i etikës për kaosin e krijuar seancën e kaluar.

Ishte 'hakmarrja primitive' e tij për ata punonjës të cilët zbatojnë ligjin dhe rregulloren në kundërshtim me vetë Nokën, i cili dikur ka mbajtur dhe postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e Berishës.

Iu vërsul dhe kryetarit zyrtar të PD-së, Lulzim Basha

“Je tradhtar, je i pabesë, je i paburrë, je mercenar”, i ulëriste Noka, Lulzim Bashës.

Më pasi iu vërsul me vrap dhe hodhi vezë në drejtim të automjetit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe sekretarit të Përgjithshëm, Genc Gjonçaj, në përfundim të seancës plenare.

Noka i quan 'aksion politik', -   por që kanë provuar se nuk kanë asnjë efekt politik, veçse t'i thotë Sali Berishës se do vijojë gjithmonë të jetë krah tij edhe në këto momente të vështira të 'non grata-s i mbyllur në shtëpi pasi SPAK e heton për korrupsion lidhur me aferën e kompleksit Partizani. 

Deputetët e dinë shumë mirë se aksioni politik nuk bëhet me vezë e miell në oborr por brenda sallës me argumente dhe pr/ligje.

Ora 10:32
Mbyllet Kuvendi, PS shtyn votimin për ligjin për kthimin e basteve online

 

Seanca plenare e ditës së sotme ka zgjatur vetëm 21 minuta, pasi Rithemelimi me zhurmues në sallë bllokoi sërish punimet.

Ndërkohë, teksa sot pritej të votohej ligji për kthimin e basteve online, me kërkesë të PS u ndërrua rendi i ditës dhe votimi u shty.

Ora 10:30
I drejtohet me gisht dhe i shkon te karrigia duke bërtitur, deputeti i Rithemelimit i kërkon Alibeajt të shkojë tek foltorja

Seanca plenare ditën e sotme nisi dhe përfundoi me tensione.

Ndërkohë që deputetët e Rithemelimit ndodheshin në foltore,  Enkelejd Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij dhe dukej mjaft i qetë.

Deputeti i Rithemelimit, Petrit Doda ka shkuar me nerva pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe duke i bërtitur. Ai i kërkoi që të mos rrinte aty, por të afrohej tek foltorja.

Ndërkohë që Alibeaj vazhdonte të ruante qetësinë me duart e kryqëzuara, një person nga garda e largoi Dodën.

Ora 10:26
VIDEO/ Noka sulmon Bashën: Tradhtar i pafytyrë, mercenar

Kreu i PD, Lulzim Basha u largua nga salla e Kuvendit pas skenarit të Rithemelimit për bllokimin e punimeve.

Teksa doli nga Kuvendi bashkë me deputetët e tij, Flamur Noka e sulmoi Bashën duke e quajtur tradhtar të pafytyrë.

Ora 10:25
PS rrëzon amendamentet e Bashës, ikën nga salla me deputetët mbështetës

1707384192_basha.jpg

Kuvendi ka votuar kundër amendamentit të Bashës për sigurinë kombëtare, dhe rialokimin e 50 mln euro si ndihmë ushtarake për Kosovën.

Menjëherë pas kësaj Lulzim Basha u largua së bashku me deputetët e tjerë.  

Ora 10:20
Dash Sula ‘mbulon’ me euro e dollarë ministrat (VIDEO)

Deputeti Dash Sula u paraqit sot në Kuvend i veshur me një xhaketë me euro e dollarë për të kundërshtuar ligjin për kthimin e basteve online.

Në sallën plenare Sula u pa duke hedhur euro e dollarë false drejt ministrave e deputetëve socialistë.

Ora 10:16
VIDEO/ Mbajti fjalën në foltore, Edi Paloka djeg rregulloren e Kuvendit

 

Pasi mbajti fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit, deputeti i Rithemelimit, Edi Paloka vijoi me skenarin e kaosit në seancë këtë herë duke djegur edhe rregulloren e parlamentit. 

Ndërkohë seanca vijon me drejtimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla me miratimin e projekligjeve të rendit të ditës. 

Ora 10:08
Nis seanca plenare, deputetët e Rithemelimit vijojnë skenarin e kaosit me zhurmuese në Kuvend

 

Deputetët e Rithemelimit kanë vijuar sërish me përpjekjet e tyre për të penguar punimet në Kuvend duke përdorur zhurmues që në nisje të seancës plenare në orën 10:00. 

Pavarësisht se një numër i madh i deputetëve të opozitës janë të përjashtuar, deputetët e pranishëm, Ina Zhpa, Lefter Gështenja, Edi Paloka kanë vijuar me skenarin e kaosit. 

Ora 10:07
I veshur me euro dhe dollarë, Sula në Kuvend: Dita e çmendurisë, do pastrojnë paratë me bastet online

 

Teksa sot pritej të votohej ligji për kthimin e basteve online, deputeti demokrat Dash Sula u shfaq në Kuvend me një veshje ndryshe.

I veshur me një xhaketë të mbuluar me euro dhe dollarë, Sula tha se kjo veshje është një mesazh kundër kthimit të basteve online.

Ai u tha gazetarëve se pasi pastruan lekët e pista në ndërtimin, kjo qeveri po kthen bastet online që të bëjnë pastrimin e parave.

“Sepse para 10 vitesh u kujtohet deklarata e fortë e mazhorancës dhe kryq ë tha do i japim fund marrëzisë, ndërsa sot ka nisur dita e çmendurisë. Përfunduan pastrimi i parave në kullat e ndërtuara dhe krimi i organizuar trafiqet e kokainës që të investoheshin në ndërtim, janë 50 mijë apartamente të pashituara, tani pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e llotove bixhozit dhe do justifikojnë paratë politikanët dhe krerët e grupeve kriminale”, tha Sula.

Ora 09:47
SKANDAL/ I përjashtuar nga seanca, Noka mbulon me miell sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit dhe Gardën (VIDEO)

Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka edhe pse i përjashtuar me 20 ditë nga seancat plenare ka tentuar të hyjë me forcë në Kuvend dhe kur nuk u lejua, kreu veprime të turpshme duke hedhur miell ndaj sekretarit të përgjithshëm të institucionit Genc Gjoncaj si dhe punonjësve të Gardës.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, Noka është sulur menjëherë drejt Gjoncajt dhe Gardistëve të duke u hedhur miell pavarësisht se këta të fundit thjesht po kryenin detyrën e tyre.

Ora 09:40
Sot seanca plenare, deputetët e përjashtuar mblidhen në oborrin e Kuvendit

1707381606_kuvend.jpg

Deputetët e përjashtuar të opozitës janë mbledhur në oborrin e parlamentit. Ndonëse ata janë ndëshkuar nga Sekretariati i Etikës ata janë mbledhur në ambientet e jashtme të Kuvendit dhe do të tentojnë të futen në seancën parlamentare.

Mes tyre dallohet edhe Gazment Bardhi, Flamur Noka apo Asllan Dogjani, ndaj të cilëve masa ndëshkuese u mor vetëm një ditë më parë.

DEPUTETËT E PËRJASHTUAR
1-Albana Vokshi
2-Sorina Koti
3-Elda Hoti
4-Lindita Metaliaj
5-Isuf Cela
6-Tritan Shehu
7-Lefter Geshtenja
8-Helidon Bushati
9-Xhelal Mziu
10-Edmond Spaho
11-Oerd Bylykhashi
12-Ervin Salianji
13-Saimir Korreshi
14-Kasem Mahmutaj
15-Ramadan Likaj
16-Kastriot Piroli
17-Qani Xhafa
18-Lodovik Hasani
19-Luan Baçi
20-Bledion Nallbati
21-Asllan Dogjani
22-Flamur Noka
23-Gazmend Bardhi
Ora 09:31
Sot seanca plenare, socialistët mbërrijnë më herët në Kuvend

Deputetët socialistë kanë mbërritur në Kuvend rreth 30 minuta para nisjes së seancës plenare.

Kjo shihet edhe si një lëvizje e tyre për të shmangur kaosin që mund të krijohet në dyert e Kuvendit, ku me gjasë 23 deputetët e përjashtuar të opozitës do tentojnë të futen në sallë.

Ora 09:23
23 deputetë të grupit Bardh-Berisha të përjashtuar, Basha mbërrin në Kuvend

 

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe deputetët e tij kanë mbërritur në Kuvend, ku do të marrin pjesë në seancën plenare. Sot pritet të votohet ligji për kthimin e basteve online.

Kryedemokrati me grupin e deputetëve të tij kanë munguar në seancat plenare për shkak të kaosit që krijojnë grupi Bardi-Berisha, por sot 23 prej tyre nuk do të lejohen të futen në sallë duke qenë se janë të përjashtuar.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 08/02/2024 17:21

    Te 140 deputetet aktuale nuk jane deputete te zgjedhur nga populli por jane zgjedhur nga kryetaret e partive ps,pd,lsi,e partiçkave te tjera por kurre deputete legjitime. Kete "DHURATË" e kemi prej vitit 2008 kur salehu ne bashkepunim te ngushte me edvinin e rilindjes ndryshuam KUSHTETUTEN DUKE I BERE ATENTAT DEMOKRACISE DHE JETES PARLAMENTARE ME QELLIMIN E VETEM PERJETESIMIN E PUSHTETIT DHE RUAJTJEN E PASURISE GRABITUR DHE MOSNDESHKIMIN E KRIMIT DHE KORRUPSIONIT SHTETERORE. ESHTE URGJENTE NDRYSHIMI KUSHTETUTES DHE DALJA ME LISTA TE HAPURA E SISTEM MOZHARITAR TE PLOTE.

    Përgjigju
  • Mona: 08/02/2024 13:40

    Si mundet nje deputet qe te kercenoj hapur deputetet e tjere po kjo eshte veper teroriste A mund te ndodhe ne nje vende te botes nje kercenim i tidh te fusin brenda vetem ketu tek ne ndodhin cudira Mjafte beri sehir prokuroria ta mar brenda kete shejtan malok se bene te fortin duke shar dhe goditur garden Pi ska faj ky idjot se nuk i dalin ta kapin naten dhe ta shqepin ne dru kete fare te keqe Ku Jane Organet Kopetente mjafte kemi degjuar nga ky debil kercenime

    Përgjigju
  • Emiii: 08/02/2024 11:38

    Keta kriminela shkatrrun shqipnin

    Përgjigju
  • e drejta: 08/02/2024 10:35

    PO PO RRUGACET SHPELLARE E MBAJNE FJALEN E DHENE...PO KETO JANE TE GJITHE PER BURG

    Përgjigju
  • Linda: 08/02/2024 10:34

    Karagjozi Sula fshatari Peqinit ketej ankohet gjithe diten e gjithe naten neper kanale qe se lejojn te bej punen dhe nga ana tjeter provokon duke u bashkuar me dhunen e bandes terroriste te Sali Berishes!Noka alabaku i rrugave duhet te jet ne burg jo vetem i perjashtuar me 20 dite!

    Përgjigju
  • Nuli: 08/02/2024 10:18

    Ekziston Shteti apo jo. Si mundet ky surrat gjiza te bullizoje dhe preke gardistet ne detyre. Ku eshte policia, prokuroria, SPAK, etj.. Ku e ka fundin ky delenxhi. Zoti i ndeshkofte!

    Përgjigju
    • Teatri: 08/02/2024 14:17

      Ca shteti? Kjo eshte loje teatrale. E bejne vet sipas rolit. Disa bejne si te indinjuar e te tjere si te forte. Ne fund puthen e perqafohen. Nuk ka me njerez budallenj qe i ha keto. Keta vetem per interesat e tyre punojne.

  • Sala: 08/02/2024 10:13

    Po mir more kaq i forte qeka ky injorant Noka ky antipati burr ky maskara ky legen qe cenon gardistet ne detyre Po kushe e mbrone kete maskara ky duhet te hetohet me njehere se po te ishte njeri i thjeshte do e fusnin brenda

    Përgjigju
  • Pedisti: 08/02/2024 10:05

    O flamur noka O spiun I UDB she I Rames o zot car palaco e Sa ipaturp paska qen menoni o shaiptar mimister i mrencem KY O zot shifni kte dhe menoni kush e ka drejtu shqipnin ne kohen lokut Berisha....kuq besoj mjafto...!!!

    Përgjigju
    • himarjoti: 09/02/2024 09:17

      Pedisti,meso shqip pastaj komento.

  • Arben: 08/02/2024 09:58

    Keto deputete po tejkalojne cdo limit, me sjelljen e tyre! Ambasada amerikane duhet te reagoje menjehere dhe pas saj ne koordinim me ambasaden edhe institucionet perkatese te vendit!

    Përgjigju
  • gjergji: 08/02/2024 09:53

    E nevojshme dhe e domosdoshme qe populli shqiptar te ngrihet fuqishem e te bllokojne futjen ne kuvend te kesaj bande vagabondash politik,hajdutash e vrasesish,mashtruesash e manipulatoresh.Do ishte kenaqesias me e madhe e popullit shqiptar,qe kjo bande politike te hynte ne greve urije qe te zhdukeshin njeher e mire nga skena politike e natyrisht nga jeta.Merreni guximin e hyni ne greve urije o mbeshtetesit e njeriut me te korruptuat te shtetit shqiptar historikisht Saliqen BERISHA E ne se do ndodh kjo,Shqiperia e shqiptarizmi do jete ne feste

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 08/02/2024 09:46

    Pra "mazhoranca" po i thote popullit se bixhozi eshte njera kembe e perustise korrupsionit shtetetor shqiptar...

    Përgjigju
    • Doktori: 08/02/2024 11:47

      Kur do të ndalen ndonjë ditë këta rrugeçër?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë