Të paktën 23 persona kanë humbur jetën, në një aksident tragjik, pasi një autobus u “përpi” nga uji që kishte përmbytur rrugët nga reshjet e shumta.
Autobusi ishte i mbushur me të rinjtë i një kori kishte, të cilët po udhëtonin për të marrë pjesë në një ceremoni martesore të shtunën e kaluar.
Dëshmitarët okularë treguan se shoferi po përpiqej të kalonte urën, por ujërat që kishin dalë dhe “pushtuar” urën ishin shumë të forta, duke mbuluar autobusin.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Mediat vendase thanë se 12 persona arritën të shpëtonin, ndërsa ende e paqartë është sesa pasagjerë ishin gjithsej në autobus.
Pamjet që vijnë nga Kenia janë vërtet të frikshme.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)