Një aksident i rëndë me pas ojë vdekjen e 4 personave ka ndodhur në Radishan-Prishtinë-Mirkovcë si pasojë e përplasjes së një automjeti tip ‘BMW’ me një kamion me targa të Kosovës.
Përplasja nga kamioni, i cili hyri në korsinë e kundërt, ka qenë mjaft e fortë dhe automjeti ka shpërthyer menjëherë në flakë. Personat që ishin brenda nuk kanë mundur të dalin duke humbur jetën fatalisht. Sipas mediave maqedonase, shoferi i kamionit dyshohet se për shkak të lodhje ka humbur vetëdijen e gjithashtu dhe kontrollin e mjetit.
Tre prej viktimave janë të moshës 20 vjeç ndërsa i katërti është 51-vjeçari Riste Velkov bariton dhe solist-prvenec i Opera dhe Baleti Nacional i Maqedonisë. Njëri prej të rinjve, ishte dhe djali i tij.
Komente







