LUSHNJE-Është aksidentuar për vdekje një drejtues motoçikletë ndërsa është përplasur me një kamionçinë në fshatin Zharnec, në rrugën Divjakë-Lushnje në pjesën “pushimi i shoferit”.
Përplasja e automjeteve ka qenë ballore e për pasojë fatale për drejtuesin e motorrit.
Drejtuesi i motoçikletës është 40 vjeçari Artur Sotiri nga fshati i Gradishtës. Kamionçina me targa 01 154 CS drejtohej nga Ermir Konushevci, 39 vjeç, e cila kishte ndaluar në anë të rrugës për të ngarkuar prodhime bujqësore. Policia ka ardhur menjëherë në vendngjarje dhe ka filluar punën për zbardhjen e aksidentit.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com