Aksidentet, Hoxha: Drejtuesi
nuk respektojnë vijat e bardha

Aksidentet, Hoxha: Drejtuesi<br />nuk respektojnë vijat e bardha
TIRANË - Aksidentet tek vijat e bardha ndodhin për shkak të mos respektimit të rregullave nga ana e drejtuesve të automjeteve, thotë specialisti i qarkullimit rrugor, Gëzim Hoxha. Duke iu referuar rastit të fundit, ku mëngjesin e sotëm një i moshuar u përplas në qendër të Tiranës, Hoxha thotë se, “këmbësori ka gjithmonë të drejtë kur është në vijat e bardha”.

Hoxha ia hedh fajin edhe automjeteve, pasi sipas tij nuk janë në gjendje të mirë teknike. “Ne nuk kemi gjendjen e mirë teknike të mjeteve që qarkullojnë. Këtu ka shumë probleme”, deklaroi Hoxha në studion e A1 Report.

“Këtu ka mjaft probleme, pasi vijat e bardha nuk janë vendosur ku duhet. Shpesh herë fshihen dhe duken shumë pak ose vështirë. Por këmbësori ka gjithmonë të drejtë për të kaluar. Kështu ndodh në të gjithë botën. Por tek  ne nuk ndodh kjo. Këtu tek ne kur të shikojnë në vijat e bardha i japin gaz makinës”, theksoi gjatë fjalës së tij, specialisti Hoxha.

Hoxha ka kërkuar nga ministri i Brendshëm, që të vendosë njerëz të specializuar në detyrat e qarkullimit të mjeteve. “Nëse vendosja e kuadrit do të bëhet e gabuar sërish ne do të shkojmë pas dhe për këtë i bëj thirrje ministrit”.

Sipas tij, OKB-ja ka ndërmarrë një nisëm për dekadën e uljes së aksidenteve rrugore, por në Shqipëri nuk ekziston kjo nismë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit