Humbja e jetës së minatorëve në minierat shqiptare për shkak të neglizhencës në kushtet në të cilat punojnë, është shqetësimi i ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ky institucion nisur nga ngjarja më e fundit, ajo e humbjes së jetës së minatorit Shaban Grrrica në minierën e Martaneshit, kërkon që asnjë person përgjegjës për humbjen e jetës së këtyre punëtorëve të mos përjashtohet nga vënia përpara përgjegjësisë dhe gjykimit.
Komiteti i Helsinkit teksa ngre me shqëtësim këtë situatë, i bën thirrje organeve kompetente publike të sqarojnë, sa më parë, minatorët dhe opinionin e gjerë, rreth masave konkrete të marra për parandalimin, në të ardhmen, të ngjarjeve të tilla.
KSHH kërkon nga drejtësia të zbardhë ngjarjen e ndodhur dhe përgjegjësitë ligjore të subjekteve të përfshira në këto veprimtari. Komiteti kërkon që jeta e qytetarëve të mbrohet me ligj dhe strukturat e shtetit të garantojnë mbrojtjen e saj, për të parandaluar humbjen e njerëzve në mënyrë jo të natyrshme.
KSHH shprehu edhe ngushëllimet për familjen e Shaban Grrica 45 vjeçarit, që u nda nga jeta brenda galerisë nr 25 në minierën e kromit të Martaneshit në Bulqizë. Shembja e një masivi minerali dhe gurësh i mori jetën babait të 3 fëmijëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com