Aksidentet rrugore/ 157 viktima në 9 mujorin e parë të 2019, 20 vetëm në muajin shtator

TIRANË- Aksidentet me pasojë vdekje vijojnë të jenë një nga fenomenet shqetësuese. Sipas të dhënave, mësohet se në 9 muajt e parë të këtij viti, si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 157 persona.  Ndërsa në 9 mujorin e parë të 2018-ës, humbën jetën 5 persona më pak se këtë vit.

Vetëm në dy muajt e fundit të këtij viti, në shtator-tetor, kanë humbur jetën 39 persona duke shënuar një rritje të ndjeshme me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 25 viktima.

Sipas të dhënave, vetëm në muajin Shtator kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa në të njëjtën periudhë me një vit më parë, humbën jetën si pasojë e aksidenteve 9 persona. Ndërkohë, nga data 1 deri më 26 Tetor 2019 janë shënuan 19 aksidente fatale.

Pjesa më e madhe e aksidenteve kanë ndodhur në akset kombëtare, si në autostradën Tiranë-Durrës, apo Tiranë-Elbasan. Vetëm një ditë më parë në autostradën Tiranë- Durrës humbi jetën 25-vjeçari, Ramazan Bata pasi u përplas nga një autobus dhe më pas u mor zvarrë për 50 metra nga një furgon.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tmerr: 27/10/2019 20:28

    E tmerrshme, kaq numer i larte. U shojten shqiptarët !

    Përgjigju
    • Selenicë: 28/10/2019 10:58

      Vlora psh mban numrin me të lartë të viktimave në rang Republike

  • Leon: 27/10/2019 20:03

    "Shqiptari nuk eshte ne gjendje te vlersoje rrezikun" Edit Durham,viti1908,

    Përgjigju
  • Sam: 27/10/2019 18:25

    Hej,qeveri,po vini ne giotine kokat e popullit,po harxhoni dhjetra miliona euro ne vit per rruget dhe ato po i rregulloni (good job),rishikoni ligjin e kodit rrugor,ulni ndjeshem shpejtesite e lejuara ne te gjitha rruget dhe denojini ata qe vrasin me makina ;perderisa ne Shqiperi ka me shume kembesore ne rruge se makina bile me shume gomere se makina ne rruge ne nuk jemi gati per kapexime te tilla!

    Përgjigju
    • Labi: 27/10/2019 20:02

      ore po pse norma e shpejtesise e ka fajin???? ku do i cojn ne p*th te motres se 80 esht max ne shqiperi. se kane fajin normat e shpejtsisss joooooo. fajin e ka ai qe nuk i zbaton, si shoferat qe snjohin rregullat dhe ecin flak po ashtu dhe kembsret qe futen si dele para makinave. fajin e ka shteti normale sdiskutohet por duhet te nderhyh atje ku eshte burimi, te ata qe japin patentat me lek! burg sepse ate kurva leshojn patenta te njerez te papergjegjshem, te djem baballaresh etj etj.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën