ELBASAN-Ndërron jetë 12-vjeçarja e plagosur dje nga aksidenti që u regjistrua pasdite në Xibrakë.
K.D. 12-vjeçe banuese në Durrës pas aksidentit u transportua fillimisht në spitalin e Elbasanit për ndihmën e parë, më pas duke parë gjendjen e rënduar u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Por pavarësisht ndihmës nuk mundi të mbijetojë, pasi plagët që mori nga aksidenti ishin të rënda.
12-vjeçarja po udhëtonte në makinën e drejtuar nga babai i saj së bashku me nënën dhe vëllanë.
E ndërsa prindërit dhe vëllai janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë plagë të lehta, 12-vjeçarja ndërroi jetë.
Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin
Makina e tyre tip “Toyota” me targa IZZ8177 që drejtohej nga D.D. 37 vjeç u përplas nga Bahri Begu 50 vjeç nga Tirana, i cili po drejtonte makinën tip “Benz” veturë me targa AA 643 SB me shpejtësi tej normave.
Bahri Begu është arrestuar pas aksidentit, ndërsa pasagjerja ndodhet në spital, jashtë rrezikut.
Në aksident u përfshi edhe një makinë e tretë tip “BMW” me targa AA 391 AO drejtuar nga L.T. 32 vjeç banues në Korçë, e cila nuk pati pasoja.
Ditën e djeshme u regjistruan 5 aksidente në të gjithë vendin me 2 të vdekur dhe 16 të plagosur, ndërsa bilanci sot u rëndua, pasi ndërroi jetë edhe 12-vjeçarja që ishte në gjendje të rëndë.

(Vendi ku ndodhi dje aksidenti në Xibrakë)
/Shqiptarja.com