
Në këtë pikë është ende “shumë herët” për të ditur se çfarë e shkaktoi daljen nga shinat, tha në një intervistë Alvaro Fernandez Heredia, presidenti i kompanisë hekurudhore kombëtare të Spanjës, Renfe.
Duke folur për televizionin shtetëror spanjoll, ai tha se aksidenti ishte veçanërisht i pazakontë sepse ndodhi në një segment të drejtë të linjës hekurudhore, me sisteme sigurie aktive.
“Ne tashmë e dimë nga regjistrimet e shpejtësisë se trenat po udhëtonin me një shpejtësi më të ulët se ajo e caktuar për këtë segment,” tha ai. Ai shtoi se shkaku mund të lidhet “me ndonjë problem të trenit ose të infrastrukturës”.
Linja e prekur pritet të mbetet e mbyllur për disa ditë, por kompania po përgatitet të ofrojë rrugë alternative transporti.
Fernandez Heredia tha se ky ishte “një nga momentet më të vështira” të jetës së tij, pasi kaloi natën në vendin e aksidentit.
Lajmi kryesor:
Aksident hekurudhor në Spanjë, dy trenat përplasen me njëri-tjetrin! 39 viktima dhe 152 të plagosur (VIDEO)










