Kryeministri Edi Rama ka reaguar për përplasjen e dy trenave në Adamuz, Spanjë. Përmes një postimi në X kreu i qeverisë shprehet se ky është një lajm i hidhur, teksa nga ana tjetër ka përcjellë ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor në Adamuz. Në emër të popullit të Shqipërisë dhe timin, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë kohë pikëllimi. Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që punojnë pa u lodhur në përgjigje të kësaj tragjedie”, shkruan Rama në rrjete sociale.


Lajmi kryesor:

Aksident hekurudhor në Spanjë, dy trenat përplasen me njëri-tjetrin! 39 viktima dhe 152 të plagosur (VIDEO)