TIRANE - Fleura Kola 30 vjeç, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Itali, Llesh Kola, e cila humbi jetën në aksident teksa udhëtonte me gazetarin Çim Peka, është përcjellë mesditën e kësaj të premte për në banesën e fundit.
 
Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë, kanë marrë pjesë sot në meshën e organizuar në Katedralen Katolike në orën 13:00 në Tiranë ku kanë zhvilluar homazhe në kujtim të saj, përpara përcjelljes së Fleura Kolës në banesën e fundit.
 
30 vjeçarja gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor, duke udhëtuar me gazetarin Çim Peka. Ky i fundit ndërkohë mbeti i plagosur por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
 
Vdekja e Kolës, tronditi edhe opinionin publik si dhe familjen Peka, ku gjatë ditës së sotme Avenir Peka, vëllai i gazetari Peka, bëri të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën vajza e një miku të familjes së tyre, referuar ish-ambasadorit Llesh Kola. 

fleura kola me logo
fleura kola me logo

fleura kola me logo
Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)