Aksidenti i gazetares, Peleshi dhe
Panariti: Lamtumirë Enkelejda !

Pas ndarjes nga jeta të gazetares së televizionit News 24, Enkelejda Skënderasi, e cila u aksidentua për vdekje, kanë reaguar zëvendës kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.
 
Peleshi: Jeta nuk u tregua e drejtë me Enkelejdën

“I paharruar kujtimi i gazetares së përkushtuar Enkelejda Skënderasi. E buzëqeshur dhe e gëzuar, kështu do të mbahet mend Enkelejda që punën e gazetares e bëri me pasion deri në ditën e fundit te jetës, por nuk u tregua e drejtë me të sot”, shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook. Zëvendës kryeministri Niko Peleshi është nga qyteti i Korçës dhe ka qënë kryetar bashkie i qytetit jug-lindor.

peleshi







Panariti: I tronditur nga humbja tragjke e gazetares

“Jam shume i tronditur nga humbja e papritur tragjike dhe e parakohëshme e Enkelejdës, gazetares se palodhur dhe të talentuar te News 24. Pak minuta para aksidentit isha për herë të fundit me të në një prononcim për mediat në fshatin Panarit me rastin e 100 vjetorit të masakrës mbi popullsinë e këtij fshati në korrik 1914. Ngushqllimet më të thella dhe të sinqerta familjes. Prehje në paqe shpirtit tënd të mirë. Lamtumire”,shkruan Panariti në rrjetin social Facebook.  


panariti










Unioni i Gazetarëve: Dhimbje për humbjen e papritur të koleges
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të  gazetares së News 24 Enkelejda Skenderasi.

“Lajmi për humbjen e jetës se koleges, ka hidhëruar gjithë gazetaret shqiptarë. Unioni i Gazetareve Shqiptarë në dhimbjen për humbjen e papritur të koleges Skënderasi, i shpreh familjes se saj, miqve dhe kolegëve të redaksisë së saj, ngushëllime. Për organizatën tonë puna dhe kembengulja profesionale e Enkelejdes janë modeli i çmuar dhe që meriton vlerësime”, shkruhet në një deklaratë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
 

 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen