Durres- Një 18 vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. 

Arlis Troplini, duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen", humbi kontrollin mbi drejtimin dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas, informoi sot policia e Durrësit.

Arlisi është djali i biznesmenit Fatos Troplini, pronar i një lokali të njohur në bregdet në lagjen nr 1 Durrës.