Një aksident i rëndë është shënuar sot në Shkodër – Velipojë. Një fëmijë vetëm 4 vjeç humbi jetën pasi u përplasën 2 automjete.

Policia njofton se aksidenti u shënua sot (25 janar 2024) rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”. 

Automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve, informoi policia e Shkodrës.  

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit