Një aksident i ndodhur në Fushë Krujë solli vdekjen e 26 vjeçarit Gen Deva dhe plagosjen e Flogert Voglit.
Pas hetimeve, policia zbuloi se dy personat që po udhëtonin në automjetin tip "Audi" kishin tentuar që të vidhnin një banesë. Ata po mundoheshin që t'i iknin policisë dhe për këtë arsye kanë shkaktuar edhe aksidentin.
Sipas informacioneve, është arrestuar Flogert Vogli i cili ishte drejtuesi i mjetit ku ndodhi aksidenti dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër.
Burime bëjnë me dije se Alfons Leka nga Borizana ka marrë me qira në një pikë qiradhënie auto-veturash në Vorë makinën tip "Golf", me të cilën u vodh "Audi" në Milot.
Aflons Leka
Për këtë arsye Alfons Leka është shpallur në kërkim si i përfshirë në vjedhjen e "Audit", i cili u aksidentua dje në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Pas kontrolleve të policisë në banesën e Flogert Voglit, policia gjeti makinën tip "Golf", më të cilën u krye vjedhja e makinës tjetër.
Arrestimi i të plagosurit dhe shpallja në kërkim e Lekës është bërë nga Policia e Kurbinit, pasi akuzohen për vjedhjen e "Audit"-t në Milot.