Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, burime: ‘Benz’-i i mbushur me emigrantë tentoi t’i ikë policisë me shpejtësi rreth 180 km/h, ‘fluturoi’ në anë të lumit Vjosë

 

Report Tv sjell detaje nga aksidenti tragjik në Këlcyrë, ku 7 emigrantë të paligjshëm dhe drejtuesi i një mjeti humbën jetën. Burime për gazetarin e Report Tv, Piro Nase bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka qenë duke transportuar 7 emigrantët e paligjshëm nga pika kufitare e Tre Urave në drejtim të Këlcyrës.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar që t’i ikë policisë, pasi është pikasur nga patrulla me mjetin e mbushur plot me njerëz. Sapo ka parë patrullën e policisë ai ka shtuar shpejtësinë dhe është kthyer për në drejtim të Përmetit për t’u larguar.

Burimet thonë se sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesi ka humbur kontrollin e ‘Benz’-it dhe ka ‘fluturuar’ në anë të lumit Vjosë. Të 8 personat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Këlcyrë, aksidentohet makina me emigrantë! 8 viktima, mes tyre edhe shoferi! ‘Benz’-i tentoi t’i ikë policisë, 'fluturon' në anë të lumit Vjosa (VIDEO)


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë