Aksidenti me vdekje në hyrje të Kukësit, banorët në protestë: Rruga kushtoi 1.5 milionë euro, nuk ka trotuare, ndriçim as kufizues shpejtësie

Disa qytetarë protestuan mëngjesin e kësaj të shtune në Kukës për shkak të mungesës së sigurisë rrugore dhe numrin e lartë të aksidenteve. Për disa minuta bllokuan rrugën hyrëse të qytetit.

Shkak për protestën u bë aksidenti i së premtes ku një 51-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet në rrugën hyrëse të qytetit që lidh Kukësin me Rrugën e Kombit. Kjo është zonë me fluks të lartë të lëvizjes së automjeteve dhe në dy anët e saj ndodhen dhjetëra biznese.

“Të zbatohet rregullorja për shoferë dhe këmbësorët. Kjo është rrugë që ka shumë lëvizje. Të bëhet me çdo kusht sinjalistika e re. Të vendosen kufizuesit e shpejtësisë. Janë ndër masat që duhet patjetër për të lajmëruar drejtuesit e makinave që duhet të ulin shpejtësinë për të mbrojtur kalimtarët”, tha një protestues.

Ndërsa një tjetër shprehet se ka frikë të çojë fëmijët në shkollë sepse nuk ka trotuar.

"Rruga është e ngushtë, s’ka trotuare, ndriçim as sinjalistikë. Makinat ecin me shpejtësi”.

Protesta do të përshkallëzohet të shtunën e ardhshme nëse nuk merren masa për shmangien e aksidenteve fatale. Kërkesat adresohen për Policinë Rrugore, Bashkinë e Kukësit dhe Prefekturën.

“Janë investuar 1.5 milionë euro por rruga është lënë në mes sepse skanë bërë trotuare, ndriçim, kanalizime! Kemi frikë për fëmijët tanë! Policia Rrugore nuk rri këtu, rri atje te Gryka e Vanave. Kush e ka nis rrugën me vlerë 1.5 milionë euro dhe nuk e ka përfunduar, duhet të ndiqet penalisht”, tha një protestues.

Të premten e 21 Marsit, 51-vjeçari Sadik Murati, teksa lëvizte me çiklomotor për të shkuar në punë, u përplas për vdekje nga një 20-vjeçar që drejtonte makinen me shpejtësi. I riu është vënë në pranga.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Unaza Veriore e Kukësit, një investim i papërfunduar! Punimet u ndërprenë para 7 vitesh

1742647952_kukes.PNG

Burime për ‘Report TV’ bëjnë të ditur se segmenti i parë i Unazës Veriore të qytetit të Kukësit apo siç njihet ndryshe ‘zona e tregut’ me gjatësi rreth 1.2 km, për të cilin protestuesit shprehen se u shpenzuan 1.5 milone euro, në fakt ka kushtuar 97 milionë lekë. Investimi u krye nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve në vitin 2017 dhe ndërhyrja përfshiu asfaltim, ndriçim dhe trotuare.

Ndërsa segmenti i dytë i Unazës Veriore, pra nyja lidhëse e qytetit me Rrugën e Kombit, ku u shënua aksidenti i djeshëm nuk është rehabilituar plotësisht. Punimet për këtë segment me gjatësi 2 kilometra u ndërprenë në 2018 edhe pse bashkia kishte premtuar se do të bëhet në bazë të kontrates Bashki-FZHR.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 22/03/2025 13:03

    MALOKU NUK BEHET KURRE NJERI,,,BEJI CFARE TE DUASH,,,,RRUGE E TROTUARE...

    Përgjigju
    • illit: 22/03/2025 14:02

      O illi me xixa, elektricitetin e do nga Drini? Kromin e do nga minierat e Kuksit? Ndertoje rrugen siç duhet o illi i mamit te bukur.

  • Kasem gahinji: 22/03/2025 11:58

    Protestoni, djemte dhe te afermit tuaj "protestojne fuqishem", me shpejte si 200km/ore, vrasin njerezve ne rruge se nuk ka tabella sigurie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut rrëzon shkarkimin e kryeministrit nga detyra si udhëheqës i vendit

Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut rrëzon shkarkimin e kryeministrit nga detyra si udhëheqës i vendit