LEZHE- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Rrilë.

Një automjet ka goditur nga pas një zetor dhe si pasojë janë plagosur 4 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt ambienteve të spitalit ku po marrin ndihmën shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, por mendohet të jetë shpejtësia e madhe e automjetit ose mungesa e sinjalitikës të zetorit.

Policia në vendin e ngjarjes, nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)