Pas aksidentit tragjik ku tre punonjës të hidrocentralit të “Qafë Mollës” në Rrëshen humbën jetën teksa ishin duke punuar në brendësi të tunelit, me porosi të drejtorit të Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli një grup inspektimi nga Tirana janë nisur drejt vendit të ngjarjes ku do te kryejne verifikimet në lidhje me aksisidentin në galeri.
Ndërkohë dhe drejtori i Inpektoriatit të Punes në Lezhë, Valentin Gjetja ka zhvilluar inspektime. Sipas tij janë bërë disa herë inspektime dhe kjo firme i respekton kushtet e punës. Ai ka theksuar se është një firmë serioze.
“Punëtorët kanë qënë të pajisur me veshjet e punës. Për rastin në fjale kanë nisur hetimet, në baze të hetimeve pas dy ditesh do dalin dhe konkluzionet mbi shkakun e aksidentit në këtë galeri”, ka thënë drejtori i Inpektoriatit të Punes në Lezhë, Valentin Gjetja.
Policia tha se si pasojë e një shembje dherash humbën jetën dy punëtorët shqiptarë, Ndue Legisi dhe Pjeter Doda dhe një punëtor turk.
Ndërkaq po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen tragjike, e cila ndodhi në thellësinë 1500 metra.
Punimet për ndërtimin e këtij hidrocentrali kishin nisur gati dy vjet më parë. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë, jo vetëm për kompensimin e tokave. Hidrocentrali ishte dhënë me koncesion nga qeveria e mëparshme, por ndërtimi i tij ka hasur kundërshtinë e banorëve të zonës.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com