Ekspertë të qarkullimit rrugor të policisë së Elbasanit japin shkakun e aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme kur një autobus me rreth 30 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi doli nga rruga e u rrëzua në afërsi të fshatit Petreshë, në Qafën e Krrabës. Sipas ekspertëve të qarkullimit shkaku i aksidentit është humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit, Mithat Biçoku.

SHOFERI NE SPITAL I RRETHUAR ME HEKURA

Në një prononcim jashtë kamerave për gazetarin e tv A1 Report në Elbasan shoferi i cili ndodhet i shtruar në reanimacion ka thënë “Më mirë të kisha vdekur se të ndodhte aksidenti”

Ai ndodhet nën arrest, ndërsa priten të sqarohen më tej detajet e aksidentit të autobusit ku po udhëtonin rreth 30 persona, aktivistë të Aleancës Kuq e Zi të cilët kishin ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në kongresin e parë kombëtar të kësaj partie.

Biçoku mbahet i rrethuar me hekura, ndërsa reanimacioni është i rrethuar nga policia.
4 PREJ 29 TE PLAGOSURE ME RENDE 
Ndërkohë që mejku Behar Gjevori, informoi për gjendja shëndetësore të plagosurve. Sipas tij nga 29 të plagosur, 4 janë në gjendje më të rëndë. Të shtruar në reanimacionin e spitalit Kirurgjik të Elbasanit dhe në gjendje më të rëndë janë Antonio Faqolli, Artan Kojku, Refik Karaj dhe shoferi i autobusit Mithat Biçoki.