TIRANE - Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme (22.02.2014) rreth orës 22:30 pranë Piramidës në bulevardin "Bajram Curri", ku 5 persona mbetën të plagosur pasi autobusi i linjës së Unazës doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, dyshohet se ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të mjetit nga shoferi.
 
Pas ekspertizës së realizuar, ka rezultuar se autobusi nuk kishte defekt, dhe shoferi nuk ishte i dehur; por dyshohet bëhet me dije se: Shoferi i autobusit që u aksidentua kishte 12 orë në punë.

Shoferi i autobusit ishte në punë nga ora 10:00 e paradites.

Dyshohet për abuzime, nuk respektohet Kodi i Punës”.

autobusi i aksidentuar me logo
(Në foto: Autobusi i përplasur me pemën pranë Piramidës (22.02.2014), foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com)

Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)