VELIPOJE-Babai dhe dy fëmijët që humbën jetën në aksidentin tragjik ditën e diel në mbrëmje dje u përcollën për në banesën e fundit, ndërsa në spital janë gruaja dhe vajza e familjes Preka. E ndërsa nëna Evisa është jashtë rrezikut për jetën, Noemi 10-vjeçe ndodhet në gjendje shumë të rëndë, mjekët japin pak shpresa.
Valentina Preka, halla e vajzës 10-vjeçe që po lufton me vdekjen në spital prej 3 ditësh, shprehet se mbesa ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe lutet që të bëhet mrekullia. “Kjo është Noemi vajza e vetme që mbeti nga vëllai. Veç me një puls jeton zemra e saj. Ju lutemm ju përgjërohem lutuni për të që të bëhet një mrekulli. Të ma lerë Zoti këtë vajzë si dhuratë prej vllait. Lutuni për Noemin”, shkruan Valentina Preka në rrjetet sociale.
/Shqiptarja.com

Viktimat nga aksidenti
Edmond Preka-babai
Rajan Preka 9 muajsh-djali
Ajsel Preka 5-vjeçe-vajza
Të plagosur
Evisa Preka 36 vjeçe- gruaja
Noem Preka 10 vjeçe-vajza
Të plagosurit që ishin te makina tjetër
Sokol Mujaj 49-vjeç
Ndrek Gjergji 50-vjeç
Shënim/ Halla e vajzës, Valentina Preka që ndodhet në gjendje të rëndë në spital ka postuar mesazhin bashkë me një një foto të 10-vjeçares në spital në gjendje të rëndë, por Shqiptarja.com për arsye etike nuk e boton. Për fat të keq disa media e kanë botuar.
d.b/shqiptarja.com