Aksidenti tragjik,Londra nderon
mes lotësh Erjonin dhe 2 fëmijët

LONDER - Qindra persona, miq, të afërm e të njohur të familjes shqiptare Isufi, u mblodhën në një ceremoni përkujtimore në Londër, në nder të 3 anëtarëve të familjes që humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Kroaci, ndërsa do të ktheheshin për pushime pranë të afërmve të tyre në Shqipëri.

Shumë prej tyre nuk mundën të mbanin lotët ndërsa miqtë lexonin kujtime personale dhe mesazhe për Ramelën 14 vjeçare dhe Richardin 15 vjeç, të cilët humbën jetën së bashku me babin e tyre, Erjonin 37 vjeç, kur makina BMW me të cilën familja shqiptare me shtetësi britanike, u përplas në Dubrovnik të Kroacisë mëngjesin e së enjtes. (31 Korrik).

Meri Isufi, 34 vjeç dhe djali i vogël i familjes, Clive fatmirësisht i shpëtuan përplasjes tragjike dhe janë duke u trajtuar në spitalin e qytetit.

familja isfui

Majori Nigel Schultz i cili udhëhoqi shërbimin e ceremonisë përshëndetej shpesh me Richardin kur kthehej në shtëpi nga shkolla “Dagenham Park”, Schultz foli me shumë përzemërsi për dy adoleshentët.
 
familja isfui

"Ata ishin të rinj të mrekullueshëm me potencial të madh. Një humbje e madhe në rrethana tragjike. Do të na mungojnë pafund”, u shpreh ai.

Disa miq të të rinjve kishin veshur bluza me fotot dhe emrat e të ndjerëve, ndërsa mikja e Ramelës, Doree Mausi Matu, 14 vjeç interpretoi një këngë të Ella Henderson “Missed” dedikuar shoqes së saj të ngushtë.
 
familja isufi

Ndërsa shqiptarja Luljeta Nuji nga organizata “Programi Shpresa” për shqiptarët në Angli, mbajti një fjalim në gjuhën e saj amtare.
 
"Familja Isufi kujdeseshin për njëri-tjetrin dhe ishin plot dashuri për njëri-tjetrin, miqtë e tyre dhe shoqërinë. Ata ishin një familje që shkëlqenin nga sinqeriteti, dashuria, thjeshtësia dhe kujdesi për njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Ata ishin të lumtur dhe nuk pushonin kurrë së qeshuri”, tha Nuji para të pranishmëve, ndërsa më pas i citoi këto fjalë edhe në anglisht.

familja isfui

Marsella Verselaj, 29 vjec, kushërirë e dytë me Erjonin tha se si familja në Shqipëri u trondit pas mësimit të lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të tre pjestarëve të saj.

"Kemi folur me pjestarët e familjes në Shqipëri dhe nëna e Erjonit nuk ndalte së qari, ajo është në gjendje të rëndë”, tha 26-vjeçarja për Post.  “Ata nuk do të mund të zëvendësohen kurrë dhe ne të gjithëve do të na marrë malli”.

Një libër ngushëllimi do të jetë i hapur në sallë për të gjithë njerëzit të cilët duan të lënë një mesazh respekti për Erjonin, Richardin dhe Ramelan.

familja isfui

 

Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e 31 Korrikut, kur makina e zezë tip BMW, e cila drejtohej nga 37-vjeçari Isufi u përplas me një kamion në Slano të Kroacisë. Ata ishin duke udhëtuar drejt Shqipërisë për të vizituar familjen, kur ndodhi përplasja e fuqishme me një kamion, ndërsa pas tyre udhëtonin në një tjetër makinë disa miq, por fatmirësisht nuk janë përfshirë në përplasje. 


familja isufi


familja isufi
(Në foto, familja Isufi)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë