Mes lotëve e dhimbjes, familjarët i dhanë lamtumirën e fundit, të voglit Algit, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik ku u përfshi regjisori Petri Bozo.
Sipas dëshmitarëve okularë, 7-vjeçari po kalonte rrugën së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.
Ndërsa Petri Bozo ka deklaruar në polici se nuk e kishte vënë re fëmijen edhe pse lëvizte me shpejtësi të ulët. Madje kishte përshëndetur edhe policin para se të godiste për vdekje fëmijen.
“Kam qenë me shpejtësi të ulët se ka kufizues ne rruge. Kam përshëndetur një efektiv policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt. Nuk e kam parë çfarë ka qenë dhe kam tentuar të devijoj sapo ndjeva përplasjen. Kur dola nga makina, pashë fëmijën”, citohet të ketë dëshmuar Petri Bozo.
Aksidenti tragjik ka rikthyer në vëmendje problematikën në aksin nacional Elbasan-Librazhd, i cili nuk ka mbikalim. Banorët detyrojnë të kalojne çdo ditë në mes të rruges, e cila ka sinjalistikë, por nuk respektohet nga shoferët.
“Jemi shumë të shqetësuar, kjo është rruga e vdekjes. Duhen të respektohen sinjalistikat”, thotë një banor.
“Është një tragjedi e madhe. Këtu kanë humbur jetën edhe persona të tjerë më parë”, shprehet një tjetër.
Ndërkohë, shkolla ku i ndjeri ishte nxënës i klasës së parë reagoi me një mesazh prekës.
“Sot zemrat tona janë të thyera… Një engjëll i vogël, Algiti, u largua padrejtësisht dhe shumë herët nga kjo botë, duke lënë pas një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë. Në korridoret dhe klasat e shkollës sot ndihet heshtja, mungesa e buzëqeshjes së tij të pafajshme dhe e hapave të vegjël që nuk do t’i dëgjojmë më. Asgjë nuk është më njësoj...”, shkruan shkolla në faqen zyrtare në Facebook.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Foto: Algit Samurri
Algit Samurri, 7-vjeçari që ndërroi jetë një ditë më parë pasi u përplas për vdekje nga automjeti që drejtohej nga Petri Bozo, u përcoll në banesën e fundit.
Shkolla ‘Sulejman Rranci’ Mengël ku mësonte i riu ka shprehur ngushëllimet, duke theksuar se ishte një humbje e parakohshme për një jetë që sapo kishte nisur të ëndërronte.
Postimi i plotë:
Sot zemrat tona janë të thyera…
Një engjëll i vogël, Algit, u largua padrejtësisht dhe shumë herët nga kjo botë, duke lënë pas një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë.
Në korridoret dhe klasat e shkollës sonë sot ndihet heshtja, mungesa e buzëqeshjes së tij të pafajshme dhe e hapave të vegjël që nuk do t’i dëgjojmë më.
Asgjë nuk është më njësoj.
Është tepër e rëndë të pranosh humbjen e një fëmije… një jete që sapo kishte nisur të ëndërronte.
Dhimbja e familjes së tij është dhimbja e të gjithëve ne.
Në emër të gjithë stafit të shkollës, përulemi me dhimbje para kësaj humbjeje të madhe dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së Algit.
Lutemi që Zoti ta mbajë pranë engjëjve të Tij dhe t’u japë forcë njerëzve që e deshën aq shumë.
U prehsh në paqe, Algit.
Ti do të mbetesh përgjithmonë pjesë e zemrave tona.

Report Tv ka zbardhur dëshminë që regjisori Petri Bozo ka dhënë para policisë, pasi një ditë më parë përplasi për vdekje 7-vjeçarin Algit Sumurri.
"Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt, nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar ta devijoj kur ndjeva përplasjen. Kur kam dalë kam parë fëmijën", citohet të ketë thënë ai.
Komente











Përshëndetje o njerëz ky meriton burg dhe pak e ka sepse një shofer duhet të jetë dhe një psikolog në timon kurse ky po thotë jo ashtu po kështu faleminderit
PërgjigjuTe keptutet shpirti ska fjale per te thënë. Engjell i vogel pushofsh ne paqe larg llumit e qelbesirave qe te morren jeten pa e filluar ende.
PërgjigjuMe pershendet polic!!! Me pershendet politikan!!! Servilizma Shkohet nga pika A te pika B the pa pershendet asnje.
Përgjigju"pershendeta nje polic", duhet te kete qene edhe me ndonje telefon ne dore, pra mungese perqendrimi ne timon. Dhe per pasoja vdekja e nje femije.
PërgjigjuNgushéllime ! Brezi i ri mesa duket me Shqipëri po ju mohohet e ardhmja nga brezi vjeter ! Ngushéllime per rastin , tani po vjen sezoni veror duhet kontrollle per skafe varka etj te shpetojme suguria e para
PërgjigjuNe radhe te pare polizia duhet te jete ne hyrjen e shkolles ne orario e hyrjes dhe daljes se femijeve nga shkolla .E dyta edhe shferet duhet te jene me te pergjegjeshem ne rruget e sidomos ne zonat e banuara, dhe trenta prenderti duhet te jene me te kujd3seshem sepse shume prendere rrine me telefon ne dore qofte i xhenetit dhe ngushellime familjes
Përgjigju@Ta rras…ca shkruan mer plak…ti si me syze,si pa syze thjesht nuk di me shkrujt.I thua tjetrit ver syze kur ti je n‘ajer!
@Sula, vrent syrze se s'kruptohrjet shraf shkrundash