Një prej banorëve të zonës në Durrës, ku dje 2 fëmijë u përplasën për vdekje nga një makinë, thotë se policia e Shtetit është sinjalizuar prej kohësh për situatën problematike të qarkullimit rrugor, por nuk është marrë asnjë masë.

"Dhe vjet më përpara në këtë kohë kanë ndodhur aksidente por vetëm me dëme materiale, nuk është se ka pasur dëme njerëzore dhe kur ka qenë policia këtu, i kemi thënë që merrni masa. Jo vetëm unë, por çdokush që ka qenë atehëre. Mirë te kjo, po edhe te rruga më sipër, aty bëjnë gara çdo natë, është tepër vështirë të kalosh. Ke frikë",- thotë banori.


Lajmi kryesor:

Përplasi për vdekje 2 fëmijët në Durrës, Policia: Shoferi ishte i dehur! Iu pezullua patenta 2 herë në 2022 për shpejtësi të lartë