Report Tv ka siguruar foton e Nikoll Radacit, drejtuesit të mjetit të përfshirë në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
57-vjeçari është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore.
"Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Durrës! Mjeti me shpejtësi skëterrë u merr jetën 2 të miturve, një tjetër rëndë te Trauma! Po luanin në trotuar, arrestohet shoferi! VIDEO e përplasjes











