Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, ishte i ftuar sot në studion e Report Tv për të komentuar më tej rreth kësaj ngjarje.
Sipas Hoxhas Eskorta ka qenë shumë profesionale, por sipa tij, nuk është hera e parë që eskortat përfshihen në aksident, e shkak për këtë, thekson eksperti, është mungesa e përvojës së drejtuesve dhe e edukatës së qytetarëve.
Është detyrim me ligj që qytetarët duhet të ndalojnë kur shohin një makinë me fenelina, por, sipas Hoxhës, ata nuk e bëjnë gjithmonë këtë.
"Ky është një aksident që nuk ka lidhje me eskortën. Eskortën e shoh shumë profesionale sepse ka përpara një polici makine. Siç duket makina e dytë ka mbajtur frenat por nuk ka mundur të ndalojë e në këtë moment ka tentuar të kalojë në korsinë tjetër ku është përplasur. Garda ka vepruar drejtë.
Ne duhet të edukohemi si qytetarë. Me eskortat kemi pasur gjithmonë aksident. Shpesh herë shkelen rregullat e qarkullimit. Qytetarët duhet të bëjnë më shumë kujdes. Kur shohin makina me fenelina kanë detyrimin ligjorë të hapin rrugën.”, tha Hoxha.
Eksperti nënvizon më tej se në kët rast, ekspertiza duhej të ishte bërë nga policia ushtarake, ndonëse sqaron se nuk ka hije dyshim në këtë ngjarje, sipas Hoxhas kjo duhej bërë për të shmangur konfliktin e interesit.
“Këtu ekspertizën duhet ta bënte policia ushtarake sepse ka specialistë të trajnuar dh konflikt interesi. Për mua kaq sa ç’është ngjarja nuk ka hije dyshimi, por duhet të jemi korrektë pasi ka konflikte interesi”, u shpreh eksperti Hoxha.
Teksa ka komentuar edhe propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugorë, Hoxha i cilësoi ato si të pa sakta.
"Propozimet i konsideroj të pasakta. Këtë nisëm e bën policia. Polici është i njëanshëm. Kjo duhet parë edhe nga specialistët e rrugës, ekonomistët, psikologët. Sepse këta e vendosin gjobën 200 mijë lekë një personi që merr rrogë 200 mijë lekë.”, tha Hoxha.
Intervista:
Si e shihni këtë aksident?
Ky është një aksident që nuk ka lidhje me eskortën. Eskortën e shoh shumë profesionale sepse ka përpara një polici makine. Siç duket makina e dytë k mbajtur frenat por nuk ka mundur të ndalojë e në këtë moment ka tentuar të kalojë në korsinë tjetër ku është përplasur. Garda ka vepruar drejtë.
Duket një aksident i fortë, sa të rrezikshëm e keni parë këtë aksident?
Zakonisht aksidentet sjellin pasoja. Aty pasojat kanë qenë të rënda. Ne duhet të edukohemi si qytetarë. Me eskortat kemi pasur gjithmonë aksident. Shpesh herë shkelen rregullat e qarkullimit. Këtu ekspertizën duhet ta bënte policia ushtarake sepse ka specialistë të trajnuar dh konflikt interesi. Për mua kaq sa çështje ngjarja nuk ka hije dyshimi, por duhet të jemi korrektë pasi ka konflikte interesi
Në gjykimin tuaj është rrezikuar kryeministri?
Jo për mendimin tim jo. Këta janë shoferë të trajnuar jashtë shtetit. Po ta shohësh makinat, e para dhe e fundit, janë për të ruajtur vipin. Nuk kemi të bëjmë me një sulm, me asgjë të rrezikshme. Qytetarët duhet të bëjnë më shumë kujdes. Kur shohin makina me venelina kanë detyrimin ligjorë të hapin rrugën.
Policët kanë abuzuar pak me sinjalin, e mbajnë hapur edhe kur shkojnë për të ngrënë bukë.
Përse kaq shumë aksidente? Çfarë ndodh?
Duhen diskutuar rast pas rasti. Njëherë ka qenë një aksident në Peqin. Këta ç’kujdesen.
Sipas jush si duhet ndërhyrë?
Duhen edukuar qytetarët, por duhet shmangur edhe ndezja e sinjalit në mënyrë të abuzuar. Kjo bëhet edhe nga ambulanca apo zjarrfikësja. Këto makina kanë edhe altoparlantë, por ata nuk thonë se ku duan të ikin, pra kanë një mungesë trajnimi. Këta të gardës janë të trajnuar jashtë.
Ka disa propozime në ndryshimet në kodin rrugorë, ju si i shihni?
Të pasakta. Këtë nisëm e bën policia. Polici është i njëanshëm. Kjo duhet parë nga specialistët e rrugë, ekonomistë, psikologët. Sepse këta e vendosin gjobën 200 mijë lekë një personi që merr rrogë 200 mijë lekë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO







