KROACI - Po ktheheshin tek të afërmit në Shqipëri, por përplasja e makinës me të cilën udhëtonin 5 pjestarët e familjes Isufi me një kamion, ka rezultuar fatale duke i marrë jetën kryefamiljarit dhe dy fëmijëve, ndërsa bashkëshortja me djalin e vogël kanë shpëtuar mrekullisht.
Familja ishte nisur nga Londra, ndërsa aksidenti tragjik ndodhi në Kroaci gjatë ditës së Premte.
Erjon Isufi, vajza e tij 14 vjeçe Ramela dhe djali Riçard 15 vjeç kanë gjetur vdekjen nga përplasja, ndërsa bashkëshortja Meri dhe djali më i vogël, Klivi, 9 vjeç janë plagosur dhe po marrin mjekim në spital. Klivi, mësohet se tashmë është në gjendje të qëndrueshme, ndërsa nëna e tij ndodhet në gjendje kome pas një operacioni në mëlçi.

Makina e zezë tip BMW, e cila drejtohej nga 37-vjeçari Isufi u përplas me një kamion në Slano të Kroacisë, rreth orës 08:00 të mëngjesit të 31 Korrikut.

Ata ishin duke udhëtuar drejt Shqipërisë për të vizituar familjen, kur ndodhi përplasja e fuqishme me një kamion. Mësohet se miq të tyre udhëtonin në një makinë tjetër pas tyre, por fatmirësisht nuk janë përfshirë në përplasje.
Miq, dhe shokë të familjes Isufi kanë vendosur lule para shtëpisë së tyre në Londër, ku familja jetonte prej vitesh.

Fqinja e familjes, Ornela Zuqolli 37 vjeç, duke folur për mediat vendase, tha se vetëm 4 orë para aksidentit fatal kishte marrë një mesazh nga mikja e saj Meri e cila e njoftonte se kishin mbërritur në Kroaci dhe ishin afër Shqipërisë.
Ajo e përshkruan Merin, një person të mrekullueshëm e cila gjithmonë është gjithmonë pozitive dhe e qeshur, duke shtuar: Ne jemi si motra. Kam shumë kohë që njihem me të, ndoshta 10 vjet. Nuk mund ta besoj këtë që ka ndodhur, është e tmerrshme”.

Miqtë të 14-vjeçares Ramela Isufi, e cila humbi jetën në këtë aksident, e përshkruajnë atë si një vajzë të sigurt në vete, ndërsa për vëllain e saj 15-vjeçarin Riçard thonë se ishte një djalë mjaft popullor.

Një tjetër fqinj i tyre, Quadir Saddiq, 38 vjeç, i cili jeton përballë familjes Isufi, e përshkroi lajmin e ndarjes nga jeta të tre pjestarëve të familjes, si një ndodhi që i copëtoi zemrën.

“Ishin familje shumë e bukur”, tha ai. “Ne ishim gjithmonë miqësor me ta. Çdo mëngjes çonim fëmijët në shkollë sëbashku”.
Familja Isufi kishte marrë shtetësi britanike. “Ne konfirmojmë me hidhërim vdekjen e tre shtetasve britanikë dhe shtrimin në spital të 2 të tjerëve pas një aksidenti të ndodhur më 31 korrik në Dubrovnik” citohet të ketë thënë një zëdhënës i Zyrës së Jashtme për mediat britanike.
Policia ka bllokuar qarkullimin në këtë rrugë për të hetuar aksidentin. Zyra e Jashtme i ka ofruar asistencë konsullore familjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO