VIDEO/ Aksidentohen tre automjete në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, 'Range Roveri' fluturon në karburant

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të kthesës së Grabjanit këtë të diel.

Automjeti tip Range Rover ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti. Si pasojë drejtuesi i automjetit dhe një bashkëudhëtare në mjetin tip Range Rover kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes.

Goditja ka qenë tepër e fortë aq sa ka shkatërruar totalisht tabelën elektronike e cila fatmirësisht ka bllokuar  mjetin që të mos përplaset me aparaturat e shpërndarjes së karburantit. Pa lëndime serioze kanë shpëtuar edhe drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira në aksident, një Audi dhe një furgon. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i përplasjeve të mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovrat e gabuara në parakalim.

Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

A jemi të gjithë të informuar kur duam të bëjmë ndërhyrje estetike? Me 25 maj në Shqipëri do të jenë kirurgët më të mirë në botë

A jemi të gjithë të informuar kur duam të bëjmë ndërhyrje estetike? Me 25 maj në Shqipëri do të jenë kirurgët më të mirë në botë