Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, humbin jetën burrë e grua dhe vajza, shpëton djali 17-vjeçar (FOTO)

Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, humbin jetën burrë e grua dhe vajza, shpëton djali 17-vjeçar (FOTO)

Foto nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku kanë humbur jetën 3 pjesëtar të një familjeje shqiptare, e ndërsa djali i tyre 17-vjeç ka mbijetuar, me dëmtime të lehta në trup.

Aksidenti rrugor u regjistrua mesditën e sotme në rrugën Xyniada-Koromilia, në Fthiotidë,  ku makina ku udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një cisternë, ku humbi jetën shoferi 46-vjeçar, gruaja e tij 43-vjeçare dhe vajza e tyre 22-vjeçare.

Djali 17-vjeçar është dërguar në Spitalin e Lamisë, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimave. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Mediat greke kanë publikuar dhe pamjet nga aksidenti tragjik, ku shihet se makina e tyre është bërë copash. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?