TIRANE- Tritan Shehu, ish-deputet i Partisë Demokratike është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë pasdites së djeshme. Mësohet se aksidenti ndodhi teksa ish-deputeti ishte duke udhëtuar me makinën e tij në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë. Konkretisht, ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Majkosh të Gjirokastrës. Sipas Shehut, makina më të cilën ai ishte duke udhëtuar u përplas nga një automjet në të cilën ndodheshin tre persona, teksa ish-deputeti ishte duke udhëtuar në drejtim të Tiranës me shoferin dhe djalin e tij.

Ngjarja
Ditën e djeshme rreth orës 17:00, në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë, makina me të cilën ishte duke udhëtuar ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu u përfshi në një aksident automobilistik. Sipas tij, në një lidhje telefonike për A1 Report, një makinë në të cilën ishin duke udhëtuar tre persona goditën makinën në të cilën ndodhej ish-deputeti Shehu. Gjithashtu, mësohet se në makinën me të cilën ishte duke udhëtuar ish-deputeti ndodheshin shoferi dhe djali i tij.

Fatmirësisht, sipas Shehut personat të cilët u përfshinë në këtë aksident ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa pësuar dëmtime serioze.

“Një automjet në të cilin ishin tre persona goditi makinën në të cilën unë isha duke udhëtuar. Nga goditja që morëm, makina bëri dy rrokullime dhe ne e gjetëm veten me kokë poshtë. Unë isha duke udhëtuar në makinë me shoferin, si dhe mbrapa në makinë kisha edhe djalin tim. Ndërsa në makinën tjetër pash që ishin vetëm tre persona.Por, ajo çfarë dua të theksoj është se të gjithë personat që u përfshimë në këtë aksident të rëndë nuk pësuam diçka serioze dhe ndodhemi në gjendje të mirë shëndetësore. Fatmirësisht, në një gjendje të mirë shëndetësore ndodhet edhe djali im”, tha për A1 Report ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Ndërkaq, më tej ai tha se ishte duke u kthyer nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, pasi kishte disa ditë që ndodhej në qytetin e Gjirokastër për të ndjekur nga afër këtë proces zgjedhor, nën siglën e Partisë Demokratike.

“Isha nisur nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, pasi prej disa ditësh ndodheta në atë qytet për të parë më nga afër këtë proces zgjedhor nën organizimin e Partisë Demokratike”, u shpreh Shehu. Ndërsa në fund të fjalës së tij ai tha se “Nuk arrita të kuptoja nëse makina tjetër që erdhi drejt nesh ishte duke udhëtuar me shpejtësi apo jo”

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)