TIRANË- Ish-kampioni i peshëngritjes në Shqipëri dhe në Europë, Endri Haxhihyseni është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.
 
Sipas burimeve të policisë, ish-kampioni ishte duke udhëtuar me makinë teksa është përplasur me një automjet tjetër mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, në afërsi të tunelit Tiranë-Elbasan.
 
Si pasojë e përplasjes, Endri Haxhihyseni dhe një person tjetër i paidentifikuar kanë marrë lëndime të lehta dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërkohë, policia nisi menjëhere punën për zbardhjen e shkaqet të aksidentit.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)