Aksidentohet makina e policisë në Lezhë, ishte duke ndjekur një person në kërkim dhe të armatosur

Një aksion policie si në filma, por që ka përfunduar në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor, Lezhë-Laç, pranë fshatit Spitel të Lezhës, ku policia ishte duke ndjekur një automjet me të cilin po udhëtonte një person në kërkim për vjedhje dhe që ishte i armatosur.

Shpejtësia e lartë e makinës së policisë ka bërë që të humbë kontrollin dhe të dalë nga rruga. Burime nga policia bëjnë të ditur se nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërsa personi në kërkim arriti t'i shpëtojë bluve të policisë së Lezhës.

"Më datë 04.06.2020, ora 17.10, në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së automjetit me targa AA262UJ, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues  punonjësin e policisë Inspektor K.N", thuhet në njoftimin e policisë.  

Policia thotë se drejtues i mjetit me targa AA262UJ është identifikuar shtetasi L. P banues në Spiten dhe po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe po kryejnë veprimet proceduriale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen