ITALI - Futbollisti Mërgim Vojvoda ka pësuar një aksident mëngjesin e sotëm në qytetin e Torinos. Fatmirësisht mbrojtësi i Kosovës nuk ka pësuar lëndime dhe pas përplasjes është qetësuar dhe ka shkuar në stërvitje me Torinon.
Sipas mediave italiane, Vojvoda u aksidentua duke ngarë makinën e tij Mercedes C-Class AMG, kur u përplas me një Jeep Renegade. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Galileo Ferraris, në Torino.
Nuk janë zbardhur plotësisht rrethanat specifike të përplasjes, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar gjatë një kthese. Policia lokale ka ndërhyrë në vendin e aksidentit.