Burime nga policia bëjnë me dije se sipas dëshmitarëve fëmija me inicialet K.SH ka qenë duke luajtur në trotuar, në hyrje të banesë së tij kur është goditur nga automjeti tip Benz me targa AA 313 GE i drejtuar nga 38-vjeçari Jetmir Pepaj.
Pas kësaj ngjarje fëmija është nisur në gjendje të rëndë drejt spitalit të Shkodrës, por ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur atje
Policia e Shkodrës konfirmon se automjeti është bllokuar, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Qarkut Shkodër për veprime të mëtejshme
Ndërkohë kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve për aksidentin.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)