Aksidentohet një nga makinat
e eskortës së kryeministrit

Aksidentohet një nga makinat<br />e eskortës së kryeministrit
TIRANE- Një nga makinat e eskortës së Kryeministrit Sali Berisha është përfshirë sot pasdreke në një aksident rrugor pranë Rinasit.
 
Eskorta po shoqëronte kryeministrin Berisha drejt Rinasit, për të udhëtuar drejt Norvegjisë. Nga të dhënat e para mësohet se një nga makinat ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal.
Nga ky aksident mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, bën të ditur gazeta Shekulli, I cili më pas është dërguar drejt spitalit ushtarak për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Ende nuk dihen saktë rrethanat e aksidentit, ndërkohë që të kujton aksidentin e një prej makinave të eskortës, të ndodhur në maj të këtij viti në Novoselë, 1 km përpara rrugës së re për në Vlorë, kur kryeministri ishte gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit