TIRANË-Një aksident në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e sotme i ka marrë jetën një 45-vjeçarje.

45-vjeçarja me iniciale N.L është përplasur nga një automjet tip "Volkswagen", që drejtohet nga 26-vjeçari A.F.

Fatkeqësisht gruaja nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra, dhe për rrjedhojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com