KORÇË - Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur pasditen e sotme në unazën veriore të qytetit të Korçës, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”
 
Përplasja nga automjeti i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme viktimës Petraq Save rreth 50 vjeç.
 
Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin e tij tip "Golf 4" me targa të huaj NHI7618 disa metra larg vendit të ngjarjes. Ndërsa vetë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
 
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, duke mundur të identifikojë dhe më pas arrestojë drejtuesin e mjetit.
 
Sipas policisë drejtuesi i mjetit është Mariglen Veliterna, i cili është liruar së fundmi nga burgu për një dënim për  vrasjes në vitin 1997.
 
Arrestimi i Veliternës është bërë gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tij nga policia. Veprimet e policisë për kapjen e Veliternës u drejtuan nga shefi i komisariatit të Korçës. 

viktima, korce me logo
(Në foto: Trupi i pajetë i viktimës duke u transportuar në ambulancën e morgut Foto të tjera )

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)