Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga Arlind Lagjin, 46-vjeç pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe aksidentoi një këmbësore e më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë.  

Shtetasja I. S. dhe shtetasi B. C. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Arlind Lagji, 46 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 21/03/2023 16:00

    Mos e nxirni nga burgu se jeta idiota po vrasin njerez perdite , kalbeni ne burg te mesojne te tjeret

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë