Aksion antidrogë në Vlorë, priten 41 urdhër-arreste! 27 të arrestuar, 2 në kërkim! Në pranga trafikantë, shefa e policë të Himarës! Dosja mund t'i kalojë SPAK

VLORË- Efektivë të policisë qarkut Vlorë, kultivues dhe trafikantë droge janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Vlorës, pasi janë përfshirë në kultivimin e drogës. Operacioni i paralajmëruar qysh prej fillimit të muajit Tetor 2020 nga “Shqiptarja.com”, ka nisur të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë dhe disa fshatra të qarkut Vlorë e deri në Tepelenë, ku personat e ndaluar janë implikuar në financimin, kultivimin dhe më pas trafikimin e drogës.

Në këtë zinxhir kriminal, është arritur të zbulohet dhe veprimtaria implikuese e disa punonjësve të policisë së Vlorës, për të cilët është kërkuar arrestimi. Mësohet se bëhet fjalë për 41 urdhër-arreste, ku deri në këtë fazë një pjesë e personave të proceduar janë arrestuar ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në kërkim. Ende nuk dihet me saktësi se cilët janë emrat e personave të arrestuar, por “Shqiptarja.com” mëson se zanafilla e këtij hetimi është pikërisht kultivimi i një parcele me plot 6790 rrënjë kanabis, parcelë e cila pas zbulimit nga policia dhe prokuroria, solli reagimin e kryepolicit Ardi Veliu,i cili urdhëroi pezullimin e 12 efektivëve të policisë dhe për 10 punonjës të tjerë u vendos masë disiplinore. Parcela e zbuluar në fund të muajit shtator 2020, ishte në një teren të sheshtë dhe shumë e dukshme nga syri i njerëzve, pasi ndodhej buzë një rruge, pranë një stani.

Deri në këtë faze, mësohet se është proceduar për “Kultivim të lëndëve narkotike” edhe pronari i tokës, i cili kishte ndërtuar shumë pranë parcelës me drogë dhe një stan delesh. Ndërkohë në vijim janë kryer sot arrestime të personave të implikuar në këtë çështje, ku pa dyshim janë dhe disa prej policëve të Drejtorisë Qarkut Vlorë. Duke iu referuar burimeve, ata kanë pasur dijeni të plotë për ekzistencën e parcelës dhe personat që kryenin kultivimin e saj, por në asnjë moment nuk kanë ndërhyrë dhe aq më tepër, nuk kanë raportuar situatën tek eprorët e tyre. Parcela prej 6790 rrënjë kanabis, që u asgjësua në fund të muajit shtator, në zonën e Vlorës, i përket një grupi shumë të fuqishëm që vepron në Vlorë dhe Tepelenë.

Aktualisht hetimet vijojnë dhe ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që këtë dosje t'ia kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK, për shkak të implikimit të shumë funksionarëve shtetërorë në këtë çështje. Momentalisht që prej shtatorit, parcela me 6790 rrënjë kanabis është asgjësuar totalisht nga policia dhe nën mbikëqyrjen e prokurorëve të Vlorës. Sasia e drogës mësohet të jetë djegur me benzinë. Ky është rasti i parë në Vlorë gjatë këtij viti që asgjësohet një parcelë kaq e madhe e mbjellë me drogë. Lidhur me këtë çështje janë pezulluar nga detyra inspektorë zonash dhe shefa në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Mes të pezulluarve nga detyra është drejtuesi i Komisariatit të Vlorës, Edmond Pjetri dhe ai i Himarës, Arjan Tase, shefi i krimeve në Himarë, shefi i stacionit policor në Selenicë. Kjo "furtunë" te blutë e qytetit bregdetar vjen pak ditë pas operacionit të bërë ku nga kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë u evidentua parcelat me kanabis, më konkretisht në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës.

Bilanci i operacionit
41 urdhër arreste
27 të arrestuar
5 të shpallur në kërkim
5 arrest shtëpie
5 detyrim paraqitje
Kontrollohen 41 banesa
Aksioni ka nisur rreth orës 03:00 
Në 6 muaj hetime në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:28
Operacioni antidrogë në Vlorë/ E konfirmon edhe SHÇBA: 6 policë nën hetim, dyshohen për lejim të kultivimit të drogës

1607963231_arrestimenevlore.jpg

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për Vlorën ka ekzekutuar sot vendimin për Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë në këtë rreth për caktimin e masave të sigurimit personal për 6 punonjës policie, efektivë të Komisariatit të Policisë Himarë.

Bëhet fjalë për:

"David Faklaj., 56 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”;

 I.J., 39 vjeç, SPZ në Njësinë Administrative Horë, Bashkia Himarë, me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, në mungesë, për të cilin u bë shpallja në kërkim;

 Arjan Tase, 36 vjeç, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;

 Artur Veshaj, 54 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve/Përgjegjës i Shërbimeve për Krimet, me masë personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;

 Ilir Kadena, 49 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues "Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore";

Alem Llanaj, 26 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat njofton se masat e sigurimit për punonjësit e Policisë dolën në funksion të procedimit penal në fushën e kultivimit të narkotikëve, ku dyshohet se në keqpërdorim të atributeve që u jepte detyra, kanë lejuar këtë veprimtari të kundërligjshme, kryer nga shtetas të ndryshëm, duke konsumuar elementët e “Shpërdorimit të detyrës”.

"Pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundërligjshme e punonjësve të Policisë, veprimet dhe mosveprimet e të cilëve kanë favorizuar shtetas të ndryshëm në veprimtarinë e kultivimit të narkotikëve. Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masat e sigurisë për 41 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 dhe duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor", thuhet në njoftim.

Ora 13:26
Operacioni antidrogë në Vlorë/ Zbardhen emrat e policëve të përfshirë...nga shef Komisariati te efektiv patrulle

Report Tv ka zbardhur emrat e policëve të arrestuar apo pezulluar nga puna pas operacionin antidrogë të zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, pas 6 muajsh hetime.

Arjan Tase shef i komisariatit Himarë, pezullim nga detyra dhe 'detyrim paraqitje'
David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme, 'arrest me burg'
Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë, 'detyrim paraqitje'
Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë, detyrim paraqitje'
Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë, 'detyrim paraqitje'
I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim, 'arrest me burg', në kërkim

Ora 12:49
Operacioni antidrogë në Vlorë/ Dalin pamje nga momenti i arrestimit në orët e para të mëngjesit! Policia bën bilancin

Policia jep njoftim zyrtar lidhur me operacionin andi-drogë në Vlorë, që u finalizua me kapjen e 27 personave!

"Operacioni pas një hetimi 6-mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.  Operacioni i shtrirë në disa zona të qarkut Vlorë, për kapjen dhe ndalimin e 41 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, forcën e posaçme “Shqiponjat”, Komisariatet e Policisë Vlorë, Sarandë dhe Himarë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hapësira”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ekzekutimi i 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe i 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”, si dhe u shpallën në kërkim 4 persona që nuk u gjetën gjatë operacionit.

U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:

M. B., 56 vjeç, banues në Vlorë;
A. J., 60 vjeç, banues në Vlorë;
Sh. I., 64 vjeç, banues në Vlorë;
D. T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë;
I. H., 63 vjeç, banues në Vlorë;
M. M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
B. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
E. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
S. L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
B. R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
Xh. Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
H. Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
A. D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër;
M. D., 29 vjeç banues në Fier.

U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

G. K., 69 vjeç, banues në Vlorë;
P. Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë;
B. D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
E. M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
D. GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
K. GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
O. Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
P. M., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
G. N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
E. GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
A. GJ., 44 vjeç banues në Vlorë;
K. Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
R. H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë.

U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:
H. B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
R. D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër;
M. R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
P. C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë.
I. GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë.

U ekzekutuan masat e sigurisë "Detyrim për paraqitje", për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, për shtetasit:

S. F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
H. Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht;
V. L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
Ç. F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
A. B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë.

Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit:

A. GJ., 50 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
A. J.,36 vjeç., banues në Tërbaç, Himarë;
L. GJ., 25 vjeç , banues në Tërbaç, Himarë;
M. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në 41 banesa.

Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis veprimtarinë kriminale, ndaj fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, duke u garantuar reagim të shpejtë profesional e anonimat të sigurt për qytetarët", njofton policia. 

B.K./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e mbeshtesni nismen Ballkani i Hapur krijuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut?

Komento

Komente

  • Rroftë Vlora pa dhjarët: 15/12/2020 01:30

    Vërmiqot, Tërbacjot, Vranishtjot.. Me pak fjalë më raca muti nuk bëhen, qelbën Vlorën qelbën jugun e Shqipërisë dhjarët e mutit.

    Përgjigju
  • Avokat: 14/12/2020 17:48

    Po pse nuk beni lajm qe shefat u lane me mase Detyrim paraqitje pasi kane marre mbrapa qokat e fundit ne detyre! Brenda ne burg yzemqaret e gjynaqaret, organizatoret me prona e shtepia nga keto trafiqe me detyrim per tu paraqitur, sa per sy e faqe qe sdo ju denojme!

    Përgjigju
  • Pallavrq: 14/12/2020 16:22

    Arestoni drejtorin e policise se Vlore dhe lereni te tjerat...

    Përgjigju
  • Milua: 14/12/2020 16:01

    Prandaj nuk gjen me qumesht dhie ne pazar se u markan me kanabis dhiaret. Do qelbet komisariati era perc cjapi tani.

    Përgjigju
    • Vlora: 15/12/2020 22:02

      Kan kos do ti?

  • USA: 14/12/2020 15:46

    Vetem thashetheme per fushate zgjedhjesh.Si gjithmone blla blla blla.

    Përgjigju
  • Ladi: 14/12/2020 15:20

    PO Agim Bashen dhe Drejtorin kur e keni lene.. apo ne fund...

    Përgjigju
  • Berti shkoder: 14/12/2020 14:53

    Po ne shkoder nuk po arrestoni drejtorin aktual lorenc meten ose zevendrejtorin qe e mbyti ne drog vendin edhe cdo biznes i pa ligjshem nuk leviz pa emrin e tij apo nuk do shteti vet se i ka te gjith njesoj se nardin e malsis te madhe e ka njesoj si ky po ketu jan te gjith te implikuar me te gjitha bizneset e pa ligjshme se do shteti vet

    Përgjigju
  • sapa: 14/12/2020 14:26

    Po te besh llogari cdo dite sa shqiptare arrestohen dhe jane te implikuar me krimin dhe kjo prej 30 vjetesh atehere shtrohet pyetja:a ka mbetur ndobnje i ndershem ne shqiperi?

    Përgjigju
    • sapa: 14/12/2020 17:26

      Po te kishte aq sa thua ti do fitonte e mira dhe jo e keqja.Tani keta njerez pas disa ditesh lihen te lire.Dhe avazi fillon nga e para arrestohen te tjere lihen te lire e keshtu me rradhe...............

    • Sapas: 14/12/2020 15:16

      Plot sa nuk ta merr mendja

  • UKU MOMLIT: 14/12/2020 14:03

    Mos....Zotërinj....Kini pak mëshire e humanizëm.Mos ja referoni Spakit se do ju mallkojë Spartaki......Hahahahahaha si është bërë Shqipëria shkretë,si e përdalë me dyzet vetë.....

    Përgjigju
  • Joni: 14/12/2020 13:11

    Dmth hetimin qe coi ne arrestim e beri policia dhebprokuroria e Vlores. Pas arrestimit thone mund tia kalojne SPAK. Cfare absurditeti. Nese ishte per SPAK, e kishin referuar me heret dhe jo pas pilafit.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Vihen nën kontroll zjarret në Kreshpan dhe në fshatin Vjosë të Fierit, digje rreth 40 ha me bimësi